AKTUALE

Ngjarje edukative në Shkup për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit

Banner

Në “Skopje City Mall” sot nga ora 12:00 deri në ora 16:00 do të vendoset stendë informative dhe qytetarët e interesuar do të kenë mundësi të mësojnë për aktivitetet aktuale për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.
Kjo ngjarje është pjesë e fushatës kombëtare nën moton “Karvani rozë i tetorit – parandalimi është mbrojtja më e mirë” e Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Fushata realizohet me mbështetjen e OBSH-së, UNFPA-së, qytetit të Shkupit, Shoqatës për ndihmë dhe përkrahje të pacientëve me sëmundje gjinekologjike “Femina M”, Operës dhe Baletit Kombëtar, Fakultetit të Arteve Muzikore-Shkup dhe Kompanitë shoqërore përgjegjëse “Skopje City Mall” dhe “Cineplex”.
Shoqata HEMA-ONkO – shoqatë e dedikuar për pacientët me kancer dhe kujdestarët e tyre në kuadër të Tetorit – muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit sot në Parkun e Qytetit organizon ngjarje “Mëngjes me HEMA-ONKO”.

Siç informojnë nga Shoqata, të pranishmit do të kenë mundësi të dëgjojnë ligjërata edukative nga mjekë, të dëgjojnë disa nga rrëfimet nga Fluturat-gratë me kancer, por edhe të marrin pjesë aktive në përmbajtjet praktikisht të zbatueshme që kanë përgatitur.

Banner

Related posts

Osmani zbulon çka i tha Kurtit në takimin e parë: “Nga sot, Kosova ka një ministër të dytë të Jashtëm”

Gjyla Halili

Taravari organizoi pritje për mërgimtarët (FOTO)

Gjyla Halili

Pas lajmit të publikuar nga Klan Maqedoni për nxënësit e Gjimnazit në Gostivar, ka reaguar dega e BDI-së, e cila kërkon shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni arsimor

Gjyla Halili