AKTUALE

Libri ” Porosia e Kullës”, nga Dr.Pashko Camaj u promovua në Prishtinë

Shkruan: Lulzim Nika

Dje në Prishtinë u promovua libri “Porosia e kullës” i veprimtarit dhe atdhetarit dr. Pashko R. Camaj, në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë. Është një ngjarje me rëndësi të veçantë për historinë dhe kujtesën kombëtare. Ky libër përmban kujtime dhe rrëfime të jashtëzakonshme që pasqyrojnë vuajtjet e shqiptarëve dhe vështirësitë e shumta me të cilat janë përballur, shpesh duke u detyruar të largohen nga atdheu për shkak të mungesës së perspektivës.

“Porosia e kullës” përshkruan jo vetëm vuajtjet personale dhe ato të bashkëkombësve të tij, por edhe tregon përballjet me padrejtësitë e pushteteve të huaja dhe pamundësinë për të gjetur një të ardhme më të mirë brenda kufijve të trojeve shqiptare.
Libri më kujtimi autentike ndërlidhet me historinë e shumë familjeve që kanë sakrifikuar për lirinë dhe identitetin shqiptar dhe një rikujtim i vazhdueshëm i vështirësive që kanë përcaktuar fatin e shumë shqiptarëve që janë detyruar të largohen nga trojet shqiptare.

Urime e suksese miku im, Pashko Camaj! Uroj që libri yt “Porosia e kullës” të ketë jehonën dhe vlerësimin që meriton, duke sjellë në pah rrëfime të rëndësishme për popullin tonë.

Banner

Related posts

Mickoski thotë se e ka pranuar letrën e Ahmetit: Ai ankohet për gjykatësit që janë zgjedhur me shumicë të BDI-së dhe LSDM-së

Gjyla Halili

Kurti – QUINT-it: Euroja është valuta e vetme e lejuar në Kosovë

Gjyla Halili

Pendarovski: Ukraina është fituese morale, bashkoi botën demokratike

admin