OPINIONE

RIPËRTËRITJA E DISKURSIT  RELIGJIOZ INFLUENCË E PROGRESIT MENDORË

Shkruan:Taxhudin Hamidi

Ripërtëritja e diskursit fetarë është sot një nevojë e kohës moderne.

Ripërtëritja mund të kuptohet në aspektin terminologjik dhe në atë kuptimorë.

Dikush mund të kuptojë se është kuptimi në diskursin e dy burimeve kryesore pra Kuranin dhe Suneti që nuk kemi për qëllim aspak diskursin në këta dy burime origjinale.

Por diskursi ne terminologji dhe në kuptimin e përvojës dhe gjendjes sigurisht se duhet të ndryshojë.

Gjuha sigurisht se është një materje e cila kërkon ndryshimin.

Mirpo sa i përket kuptimit të drejtë ai duhet të mbetet me të njejtin drejtim drejtë kuranit dhe sunetit.

Sigurisht se influenca terminologjike përjeton ripërtëritjen e kohës dhe kulturës moderne.

Poashtu autoriteti që fascinon përmes kuptimit të paluhatshëm tregonë nevojën e diskursit.

Padyshim se kërohet ndryshimi i gjuhës dhe i diskursit fetarë.

Pse të frikohemi që të ndryshohet diskursi fetarë.

Nuk do të thotë që të ndyshojë edhe kuptimi fetarë.

Është e padëshirueshme në këtë kohë të shpjegohet islami dhe kuptimi i fesë me diskursin e vjetër apo të para pesë apo dhjetë shekuj.

Të gjithë juristët e hershëm do të i gjejshë nga pushteti të internuar, të burgosur, të vrarë etj.

Pse kjo sepse ata kanë jetuar me diskursin e kohës së tyre.

Kanë jetuar me kuptimine vendit dhe të puntorit të kohës së tyre.

Është apsurd dhe nonses të shpjegosh fenë isla sot me diskursin dhe gjuhën e juristëve para shumë shekull.

Nëse nuk përpiqemi që kuptimi të mbetet i qëndrueshëm nuk varet nga shprehjet se si do të i quajmë.

Kuptimi nëse është i shëndoshë dhe i drejtë nukmvaret nga koha dhe nga diskursi i kohës.

Kërkohet që kuptimi me diskursin e ri të mbajë përgjegjësinë dhe fatin e popullit që ai kuptim dëshiron të përfaqësojë identitetin e kulturës islame.

Pa dyshim se kërkohet ripërtëritja në modetnizmin dhe teknologjinë e cila na detyronë vazhdimisht të përdorim diskursin e nebojshëm fetarë.

Diskursi mund të kuptojë kulturën , traditën, zakonet , narativin politik, filozofinë apo sufizmin dhe tarikatet.

Apo diskursi që përdoret me pushtetarët, njerëzit e gjykatës dhe njerëzit e fesë.

Gjithçka po ndryshonë andaj edhe diskursi po ndryshonë edhe qëllimi dhe kuptimi po ndryshon.

Pra gjithëçka ndryshon.

Por gjuha përdorë elemente të cilat shfaqin domosdoshmërinë e ndryshimit.

Ndonjëherë kuptimi po ndryshon shprehjet dhe anasjelltas.

Epokat histotike po ndryshojnë diskursin aktual.

Disa shembuj që tregojnë se ndryshimi i diskursit është apriori.

Si frika, besa, drejtësia , barazia, liria etj.

Çdo besimtarë në këtë kohë kërkon të sqarohet shprehja drejtësi me diskurs të kohës moderne.

Çështja dhe mendimi shqiptarë sigurisht se duhet të shohë diskursin me elemente shtetrore dhe ligjore drejtësinë dhe barazinë dhe jo vetëm ajo të mbetet e frimosur në dokumente jo kushtetutare por thjeshte të një marrëveshje politike me afat të një kohe të cilës i skadon afati.

Pra diskursi në termët që i përmendëm si frika dhe durimi.

Se pse ne si shqipëtarë vazhdimisht të i frikohemi dhe të durojmë çdo kohë çdo pushtet dhe çdo koment dilitan dhe ofendues.

Pse ne vazhdimisht të qëndrojn më të neviskosur të shqetësuar, me fobi indoktrinuese dhe të etiketuar si organizatë jashta ligjit dhe kushtetutës.

Vazhdimisht ndëgjojmë termet sufiste si një diskur i vjetër i cili na mësonë që shprehjen e fesë dhe të komentimit ta ruajmë vetëm në mbrendinë e zemrës tonë.

Shprehja sufiste e cila shprehje po ndëgjohet në katedrat e xhamiave tona se si duhet të durojmë varfërinë dhe të durojmë konfiskimin e të drejtave tona.

Te durojmë shantazhet, falsifikimet dhe tradhëtinë fetare dhe kombëtare.

Të gjitha këta shprehje dhe diskurs i vjetër në shpjegimin e fesë islame po pengonë përparimin dhe zhvillimin tonë.

Shprehja e vatanit dhe të zullumit.

Janë shprehje që duhet të u japim kuptim të ri dhe një jehonë në ripërtëritjen e diskursit fetare.

Diskursi jo i përshtatshëm në përdorimin e komentimit religjioz dhe kulturorë është një kusht e cila nuk definon zhvillimin tone në këta treva të ballkanit.

Ne duket se çdo gjë kemi forcuar dhe e kemi bë të qëndrueshëm në sferën e cila asimilonë kulturën dhe kombin tonë.

Pra diskursi i terminologjisë në kohën moderne nuk duhet të mbete një autoritet i cili determinon zhdukjen dhe asimilimin tonë përmes libetalizmit politik.

Pra shprehjet sufiste dhe bekteshiane si ajo e turbeve që sjellin “fatin” tek njerëzit.

Apo frika , shpresa , durimi , zullumi,pabarazia, vuajtja , uria e gjeneratave të reja etj , të cilat po marrin kuptimin e afinitetit besimorë të rrejshëm dhe idolatrik gjatë gjithë historisë të një lirindje të pa përfunduar është një dogmë anti islame dhe anti shqipëtare.

Neve në asnjë mënyrë nuk na mëson Kurani të jetojmë në tranzicion dhe në varfëri dhe në pabesi politike.

Neve shqipëtarëve askund Kurani nuk na mëson që gjeneratat e reja t’i edukojmë me masën e inferioritetit të frikës dhe të durimit nga zullumi dhe mosbarazia.

Ai neve na mëson të flasim me artin e logjikës të trimërisë , dijes dhe sinqeritetit.

Ai na mëson ne të vërrejmë , të ndëgjojmë çka flitet dhe të shohim e më pas edhe të flasëm dhe të reagojmë në kohë të duhur dhe përshtatshme.

Të mos lejojmë që fundi të vijë në fillim.

Mjafton diskursi ,interpretimi pa një mendim i cili vepron dhe është pozitiv.

Kemi nevojë për një histori e cila krijonë progresin mendorë dhe revolucionist në pikpamjet e informimit, lajmit,artikut gazetares, ligjëratës , edukimit, arsimit po gjithashtu në teatër, dramë artistike muzikë , poezi dhe në hutbet – fjalimet e xhamiave gjatë çdo të premte.

Të dijmë dhe të jemi të vetëdijshëm se kujtë i drejtohemi.

Dhe nga cili drejtohemi.

Cila është pikë qëndrimi i qasjes në porosinë tonë.

Sa jemi në gjendje të mbajmë mbi supe përgjegjësinë.

Dhe në punën tonë sa shihen rezultatet të progresit mendorë dhe të veprimit mendorë.

Sepse mendja aktive është burim i egzistencës së shpirtit njerzorë.

Edhe një abnormal nuk do të kishte besuar se diskursi fetarë me mekanizmat e vjetëruara si frika e vazhdueshme, latentizmi mistik, durimi i zullumit është një adhurim dhe durimi nga urija është një devotshmëri mund të krijojë bumin ekonomik dhe të civilizimit modern si takimin me Zotin e Gjithësisë.

Imam Gazali* (MMSH.HIF-l fq.17) ishte shumë herët që kishte zbuluar se përvoja dhe gjendja janë më të rëndësishme se definicioni dhe dogma.

(xhxhxh!)

Related posts

ÇMONTIM  I PARADHOMËS NGA  BOTA  E PRIVILEGJEVE NË KUADËR TË PROVAVE NGA SHKOLLA E IMAM  A’ZAM EBU HANIFE

Gjyla Halili

NUK EKZISTON ATEIZMI SHKENCORË

Gjyla Halili

PROGRAMË I HARTUAR PËR NXËNIEN  PËRMENDSH TË  KURANIT FISNIK

Gjyla Halili