SQARIM SHTESË PËR OPINIONIN
Komuna e Sarajit u la pa mbështetje financiare nga thirrja e qeverisë, edhe pse aplikoi në kohë dhe me rregull deri te institucionet përkatëse. Respektivisht, përgjegjës kryesor është Ministria e Ekologjisë dhe Ambientit Jetësor që udhëhiqet nga Izet Mexhiti, e cila edhe pas 4 muajve dhe 2 urgjencave të lëshuara nga Komuna, e bllokoi dhe nuk dha pëlqimin për projektin e rrugës së Fshatit Llaskarc. Konkretisht, ministria përkatëse sipas afatit të paraparë me ligj duhej të jep pëlqim pozitiv deri më datën 19 Korrik 2024, gjë të cilën ende nuk e ka bërë dhe heziton ta bëj. Gjithashtu, për këto obstruksione komuna ka njoftuar me shkrim edhe ministrin e pushtetit lokal.
Gjithashtu, qeveria nuk e mbështeti edhe projektin e dytë, për rrugën Sfillare e Poshtme – Sfillare e Epërme, edhe pse i njëjti projekt ka të kompletuar dokumentacionin teknik.
Prandaj, nuk mundeni të mashtroni banorët e Sarajit se ju kinse, kujdeseni dhe jeni të gatshëm si institucione qendrore të ndihmoni dhe të ndani mjete për projekte që vijn nga kjo komunë.
Boll më me trillime e deklarata boshe, mjafton të jepni pëlqimin për projektin në fjalë e mos e mbani në sirtar siç keni bërë që nga muaji korrik i këtij viti.
Ku ka ngecur puna e kush e pengon projektin në fjalë, shumë lehtë mund të sheh e vërtetoj çdokush nga dokumentet e mëposhtme 👇
___________________________