AKTUALE

VLEN: Ja kush e ka porositur tabelën pa gjuhën shqipe

VLEN: Së pari, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga
ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore. Së dyti, ajo është
tashmë e larguar dhe kompania Granit është ngarkuar menjëherë për të
prodhuar një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e
Gjuhëve, e cila do të vendoset në të njëjtin vend. Së treti, me
iniciativë të zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Rrugëve Shtetërore,
Nazim Taipi, do të kryhet një hetim i brendshëm për rastin konkret që
duhet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një
provokim i qëllimshëm me prapavijë politike për të nxitur tensione
ndëretnike, të ngjashme me disa të tjera që kemi arritur t’i
parandalojmë me sukses. Apelojmë opinionin që me vëmendje të ndjekë disa
informacione mediatike në periudhën e ardhshme, sepse, siç do të dalin
në dritë skandalet korruptive të ish-funksionarëve qeveritarë, presim të
ketë gjithnjë e më shumë përpjekje për të futur përçarje.

Banner

Related posts

Akademi solemne “Heronjtë e heshtur të UÇK-së”, Ali Ahmeti uron veprimtarin e shquar Azgan Haklaj për dekoratën e merituar nga SHVL – UÇK.

Gjyla Halili

Vandalizohet dhe njolloset me ngjyrë të kuqe portreti i Osmanit. Cila është porosia?

Gjyla Halili

Nik Gjeloshaj voton në ora 12:00 në shkollën fillore “Mahmut Lekiq”në Tuz

admin