Javën e fundit po vërejmë një dinamizim të shtuar të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Pas dy muajve heshtje, vërehet aktivitet i shtuar i aktivistëve të BDI-së në rrjetet sociale, por edhe i mediumeve me frymë opozitare. Ishte dinamikë e cila mungoi dy muaj të tërë, e që krijonte përshtypje se subjekti i deridjeshëm qeveritar, me 22 vite “stazh” në pushtet ka rënë në depresion për shkak të mbetjes në opozitë. Ndoshta nuk ishte vetëm dëshpërimi nga mbetja në opozitë dhe kishte të bëjë edhe me pushimet verore që u përputhën në këtë periudhë. Gjithsesi se nuk ishte heshtje për të respektuar 100 ditëshin fillestar, sepse edhe gjatë kësaj periudhe dëgjuam shumë akuza të rënda ndaj pushtetarëve të rinj, si “vasalë”, “puthadorë të VMRO-së”, etj.
Më tepër duket se ishte një periudhë kur militantë të shquar të BDI-së, me përjashtime të voga, kishin vendosur të heshtin, me shpresë se gjejnë ndonjë mënyrë për t’u ngjitur në trenin e ri qeveritar, tani të udhëhequr nga lokomotiva e VLEN-it. Një pjesë shpresonin se do të mbeten në postet që kishin, duke veshur petkun e VLEN-it, kurse një pjesë shpresonin se duke fshirë postimet e vjetra në rrjetet sociale do t’u harrohet aktivizmi i tyre afatgjatë në BDI dhe do të mund të shpresojnë për poste ose avancime nga VLENI.
Me emërimet e 99 për qind të funksionarëve të rinj, gjërat janë kristalizuar, shkruan Zhurnal. Procesin e filtrimit nga BDI-ja te VLEN-i e kaluan me suksess vetëm një përqindje e vogël e “ushtarëve” të deridjeshëm besnikë të BDI-së, duke gjetur ndonjë lidhje shoqërore, farefisnore, apo ndoshta edhe duke ofruar ryshfet për të ruajtur pozitat që kanë pasur më herët. Shumica absolute e pretenduesve për të kaluar nga BDI-ja te VLENI tashmë i kanë humbur shpresat dhe janë kthyer te “bunari i vjetër”, pra në BDI. Tani kanë hequr dorezat dhe pa pardon kanë filluar të godasin, duke mos zgjedhur mënyrat dhe format. Kjo vetëm se ka shtuar dinamikën politike, sepse edhe VLEN-istat paksa të përgjumur, por edhe pa përvojë në pushtet, tani kanë filluar të dallin nga petku i opozitarit të përjetshëm dhe nga pozita e pozitës po i kthejnë goditjet, në stil të njëjtë e ndoshta edhe më fuqishëm se opozitarët e sotshëm.
Megjithatë nëse partia e Ahmetit e ka kaluar tërësisht ose vetëm pjesërisht periudhën e “depresionit”, pritet të shihet nga mesi i këtij muaji. Sipas paralajmërimeve, “integristët” pritet të dalin në teren “ballë për ballë” me popullin. Ky aktivitet ende pa filuar ka shënuar një reterim të vogël, sepse protestat e paralajmëruara prej më herët, tani janë shndërruar në “takime” dhe “vizita” të vendbanimeve shqiptare. Sidoqoftë edhe vizitat dhe takimet do të jenë një tregues mjaft i rëndësishëm. Nëse vërehet rezencë e madhe e qytetarëve në ato takime, atëherë do të jetë një tregues për prezencë të revoltës së konsiderueshme ndaj pushtetarëve të rinj shqiptarë. Nëse prezenca në këto takime do të jetë masovike, gjithsesi se do të jetë një tregues se BDI ka kapacitet edhe për organizim të protestave. Poashtu do të jetë me rëndësi të madhe të shihet se sa do të jetë përkrahja e partnerëve të koalicionit të BDI-së në “ofansivën e veshtës”. Por BDI gjatë kësaj “ofansive” do të ketë kundër vetes edhe një dukuri që vetë e kultivoi vite me radhë, e ajo është dukuria e ngulfatjes së shpirtit protestues shqiptar.
Deri dje kjo dukuri i konvenonte BDI-së, sot mund të jetë armik i saj. Poashtu do të vijë në shprehje edhe “mjeshtria politike e Ali Ahmetit, aq shumë e theksuar në të kaluarën. Do të shohim ëse bëhet fjalë për një mjeshtri të sponsorizuar mediatike dhe të mjeshtëri të ekzagjeruar të një lideri të partisë në pushtet, apo për mjeshtri të vërtetë politike, pavarësisht nëse është në pushtet, ose në opozitë. E gjithë kjo do të vijë në shprehje varësisht nëse do të arrijë t’i mobilizon masat në nivel më të gjerë, ose jo. Sfidat për të arritur këtë qëllim janë të mëdha. Sfida më e madhe është shpopullimi i vendit, respektivisht ikja e rinisë në vendet e perëndimit, në kërkim të një jete më të mirë, shkruan Zhurnal. Ku nuk ka rini është vështirë të kultivohet frymë opozitare, ose revolucionare, aq e nevojshme në këto momente për BDI-në. Sfidë tjetër poashtu e madhe janë të dhënat që dalin dita ditës në shesh, për pasurim marramendës të pushtetarëve të deridjeshëm dhe familjarëve të tyre. Kjo poashtu mund të jetë pengesë për mobizilim të masavae protestuese, sado që mud të ekziston pakënaqësi nga qeveria e re. Askush nuk dëshiron të proteston sot, që dikush të vazhdon të pasurohet nesër, siç është pasuruar deri dje. Aq më tepër, nëse në momentin e organizimit të takimeve dalin të dhëna të reja për pasurimin e familjarëve të politikanëve të ndryshëm. Kjo edhe më tepër do të dekurajojë qytetarët që të aktivizohen në çfardo lloj përkrahje të revoltës. Gjërat mund të ndryshojnë vetëm nëse VLEN tregon dobësi fillestare në praktikimin e pushtetit dhe nuk tregon nivelin që ua ka premtuar votuesve dhe aktivistëve të vetë para zgjedhjeve. Nëse arrin t’i dëshprojë, përkrahësit e deridjeshëm do t’i kthejë kundër vetes, respektivisht në favor të opozitës./Zhurnal