AKTUALE

Mësim me një turn, qëndrim më të gjatë në shkolla dhe mësim tërëditor – ministrja e Arsimit paralajmëroi strategji të re

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, paralajmëroi një strategji të re në shkolla me mësim me një turn, qëndrim më të gjatë të nxënësve dhe mësimdhënësve në shkolla dhe mësim tërëditor. Me këtë optimizim, sipas Janevskës, do të përfitojnë nxënësit, por gjithashtu do të racionalizohen edhe shpenzimet.

Mësimdhënësit që do të jenë tepricë nga ky optimizim, Janevska thotë se do të shfrytëzohen për t’i ndihmuar nxënësit të fitojnë më shumë njohuri pas përfundimit të mësimit.
Por sipas përfaqësueses së UNICEF-it, Lleslli Miller, njëra nga arsyet se pse nxënësit e Maqedonisë së Veriut patën performancë të dobët në testin e PISA-s, janë orët e gjata mësimore. Ajo tha se do të diskutojnë për mundësinë e përmirësimit të situatës, duke iu përshtatur sistemit dhe nevojave të nxënësve.

Ndryshe sot pati një panel diskutimi me temën “Arsimi i nxitur nga nevojat reale të studentëve – investim i zgjuar në kuadrin mësimor dhe infrastrukturë”, e organizuar nga Asociacioni për Hulumtim dhe Analizë.

Banner

Related posts

Ndihma juaj mund të ndryshojë jetën e Ermalit nga Tetova! Bëhu pjesë e donacioneve

Gjyla Halili

Nga 1 korriku mund të kthehet tarifa e lirë e rrymës nga ora 14-16, paralajmëroi Bekteshi

admin

Golob: Rruga e Maqedonisë kah BE-ja nuk duhet të ndalet, të mbizotërojë arsyeja

admin