AKTUALE

Kontroll në Listën zgjedhore në zyrat e KSHZ-së kryen 2 140 qytetarë, 11 parashtruan kërkesë për ndryshim

Gjithsej 2 140 persona kontrolluan të dhënat e tyre në Listën zgjedhore (LZ) në sektorët rajonal dhe zyrat e Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ), por për atë sa persona i kontrolluan të dhënat përmes rrugës elektronike në Komision thonë se nuk kanë qasje.

Deri më tani tre persona parashtruan kërkesë për ndryshim të të dhënave të tyre në sektorët rajonal dhe zyrat e KSHZ-së, ndërsa një person ka parashtruar kërkesë për regjistrim të të dhënave të veta.

Përmes rrugës elektronike, tetë persona parashtruan kërkesë për ndryshim të të dhënave, një për fshirje të të dhënave dhe njl për regjistrim të të dhënave.

Afati i fundit për parashtrim të kërkesës për regjistrim, plotësim apo fshirje të të dhënave në ekstraktet e Listës zgjedhore është deri më 18 mars, e hënë. Afati vlen edhe për zgjedhjet parlamentare edhe për ato presidenciale.

Banner

Related posts

Borrell kërkon zgjedhje menjëherë në veri: Ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera

admin

BDI: Mickoski në vend që të sjellë një perspektivë të re dhe të çojë vendin drejt integrimit evropian, ai po e çon Maqedoninë e Veriut në izolim dhe regres

Gjyla Halili

VLEN: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi, por BDI e la shqipen jashtë provimit të jurisprudencës

Gjyla Halili