AKTUALE

BFI ME TRE BOTIME TË REJA


Bashkësia Fetare Islame në RMV dhe botuesi, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, nxorrën në dritë tre botime të reja në gjuhën shqipe. 

-Lulnaja e haditheve-komentim i përmbledhësit të vogël të haditheve të përgëzuesit, paralajmëruesit- Pjesa 3, e autorit, Prof. dr. Faredin Ebibi, profesor i lëndës së hadithit në Fakultetin e shkencave islame në Shkup, i cili në mënyrë të mrekullueshme komenton 572 hadithe. Kjo vepër do t’ju shërbejë, studentëve, studiuesve dhe gjithë lexuesve në përgjithësi.

– Hoxhë Ataulla Ef. Kurtishi dhe Medreseja Medah, e autores, Shengjile Sadiki. Në këtë vepër autorja me punën e saj hulumtuese dhe shkencore me vështrim kritik u është nënshtruar fakteve dhe ngjarjeve të kohës dhe ka vënë në pah kujtesën për personalitetin dhe veprën e hoxhës dhe predikueit të madh të trevave tona, Hoxhë Ataulla Ef. Kurtishi dhe vlerën dhe rëndësinë e Medresesë Medah. 

-Freski poetike Manastiri, e autorit, Veton Izeiri. Autori Veton Izeiri nga Manastiri në këtë libër na sjell 40 poezi të mrekullueshme me tematikë islame.

Related posts

Filloi sanimi i gropave në rrugët e Tetovës

Gjyla Halili

Mbrëmje akademike në nderë të 6 prillit – Ditës së Kryengritjes së Malësisë.

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Diaspora t’i shfrytëzojë edhe stacionet bazë në PDK-të e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili