AKTUALE

Blerim Bexheti siguron përkrahje nga ambasadat për fëmijët me nevoja të veçanta

Kisha nderin që sot në hapësirat e komunës së Sarajit të mirëpres në takim ambasadoren e Republikës së Malit të Zi, shkëlqesia e saj Maria Petroviq, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij Fatos Reka, ambasadorin e Republikës së Kosovës, shkelqesia e tij Florian Qehaja dhe znj. Iveta Hajredini, pronare e Medical Center në Saraj.

Temë diskutimi në këtë takim ishte gjendja e fëmijëve me nevoja të veçanta në komunën tonë. Me këtë rast znj. Iveta shprehi gatishmërinë që të dhuroj një hapësirë nga Medical Center që t’ju shërbej këtyre fëmijëve, gjest ky tejet humanitar, për të cilin përgëzojmë sinqerisht znj. Iveta Hajredini.

Në 9 shkollat fillore të komunës së Sarajit ka gjitshej 43 fëmijë me nevoja të veçanta.Për 4 nxënës të kësaj kategorie janë siguruar asistent personal që meren vetëm me ata fëmij, ndërsa për pjesën tjetër të nxënësve me nevoja të veçanta janë të angazhuar shërbimet pedagogjike në kuadër të shkollave. Në 3 shkolla fillore në bashkëpunim edhe me prindërit janë krijuar hapësira të posatshme për fëmijët me nevoja të veçanta.
Komuna e Sarajit kryesisht me këto aktivitete ka filluar nga ky vit shkollorë, duke marë parasysh që deri para 1 viti për këto raste janë kujdesur shkollat përkatëse

Shprehim mirënjohjet tona më të sinqerta për angazhimin e ambasadave dhe interesimin e përfaqësuesve të tyre për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në komunën tonë.

Banner

Related posts

Xhaferi: Ne nuk e flasim gjuhën e 20%-shit, nga partia na thonë se nuk është koha që gjuha shqipe të emërohet me dinjitet

admin

KSHZ: Akreditoi 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

Gjyla Halili

Këshilli Gjyqësor shkarkon gjykatësin e Apelit Enver Bexheti, i cili ishte në listën e zezë amerikane

Gjyla Halili

Leave a Comment