AKTUALE

Priten tensione mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut! Çfarë paralajmëron eksperti ?

Banner

Formimi i Qeverisë pa partinë fituese,Frontin Evropian pritet të krijojë tensione mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.


Këtë e paralajmërojnë ekspertë dhe njohës të zhvillimeve politike në vend.
Analisti politik Seladin Xhezairi në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin e Euronews Albania është shprehur se shqiptarët janë popullata e dytë më e madhe në Maqedoninë e Veriut .


Kushdo që të jetë fitues ai duhet të ketë të drejtën e përfaqësimit të vullnetit politik të shqiptarëve për shkak se në të kundërtën vihet në pikëpyetje e ashtuquajtura demokraci përfaqësuese tha ai.

Xhezairi tha se natyrisht priten tensione dhe ato janë paralajmëruar që në.hapin. e djeshëm të braktisjes së votimit nga ana e deputetëve të Frontit Evropian.
Pa paragjykuar duhet pritur këtë pasdite për të parë se si ka për tu artikuluar kjo pakënaqësi e Frontit Evropian të prirë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Ai u shpreh se parashikoj se gjithë kjo verë, gjithë ky vit ka për të qenë tepër i nxehtë për skenën politike të vendit që edhe ashtu ka probleme dhe sfida të tjera u shpreh midis të tjerash analisti Xhezairi.T.S

Banner

Related posts

Bujar Osmani: BDI ka marrë tre vendime pas shpalljes së Ramiz Merkos në listën e zezë të SHBA-së

admin

PDSH: Arben Taravari vegël e Mickovskit të VMRO-së dhe Levicës

Gjyla Halili

Rrogat minimale nëpër botë, ja si radhitet Shqipëria dhe Maqedonia (TABELA)

admin