Si çdo qeveri e re edhe kjo qeveri ka sfidat e reja mbase të gjithë e kanë të zakonshme zhargonin e njëjtë për sa i përket luftës kundër korrupsionit, por kësaj radhe si duket vërtetë do të ketë luftë konkrete që shihet dhe vlerësohet nga qytetarët. Kjo për të vetmen arsye për ta dëshmuar në vepër ndryshimin e thënë me deklarata të shumta para zgjedhjeve. Do të jetë ideale që lufta kundër korrupsionit të zhvillohet me të njëjtin ritëm si në kampin shqiptarë ngjashëm edhe në atë maqedonas. Pra, luftë pa kompromis e zero tolerancë pa dallim etnie e gjinie kush ka fut duart në korrupsion t’i lidhen duart dhe të përfundojnë aty ku e kanë vendin. Integrimi evropian është shtylla dhe garancë e pa kontestueshme e progresit të vendit prandaj duhet të vazhdohet ky kurs pa kurrfarë dileme, shkruan Zhurnal.
Vendin e presin reforma të mëdha, sundim të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit –
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hirstijan Mickoski, tha se i vjen keq që qytetarët ishin dëshmitarë të sjelljes së deputetëve të Levicës, ku sipas tij, ata u munduan të bëjnë shoë dhe të tentojnë që të devalvojnë deputetët por edhe qytetarët të cilët masovikisht e kanë përkrahur qeverinë e ardhshme.
Maqedoninë e Veriut presin vite të reformave zhvillimit dhe sundimit të së drejtës, vite kundër luftës kundër korrupsionit, për fat të keq do të jenë dëshmitarë edhe të disa personave të tillë të cilët do të nënçmojnë, ofendojnë dhe fyejnë…”, tha Mickoski.
Mickoski tha se unitetin shtetëror ata e refuzuan ndërsa bojkotuan edhe zgjedhjen e presidentes së re të shtetit. Duke aluduar në veprimet dhe sjelljet e Frontit Evropian dhe të Levicës të cilët edhe dje gjatë zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pa çka se ishte i propozuar Afrim Gashi këta si parti opozitare të koordinuara lëshuan sallën e Kuvendit.
Pa qeverisje funksionale të së drejtës, Maqedonia e Veriut nuk mund të shpresojë për përparim në procesin e integrimeve evropiane, veçanërisht duke pasur parasysh se pika kyçe gjatë negociatave të cilat ende nuk kanë filluar është pikërisht kapitulli 23, gjyqësori dhe të drejtat e njeriut.
Perceptimi aktual i sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut është pasqyrim i asaj për të cilin vlerësohet se është skajshmërish i partizuar, institucionet e drejtësisë nuk funksionojnë, thënë thjesht, gjyqësori nuk e kryen funksionin e tij si autoritet i tretë, pra si korrigjues i legjislativit dhe ekzekutivit. Prandaj nuk duhet të habitemi me besimin jashtëzakonisht të ulët i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, i cili tashmë ka rënë nën katër për qind, që është një fakt shkatërrues për një vend. Prandaj, në plotësimin e kirtereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE është e domosdoshme edhe adaptimi i ligjeve të vendit kandidat me ato të BE-së, e kjo praktikë pra merret nga vendet evropiane të zhvilluara.
Për Maqedoninë e Veriut fokusi në vitin 2024 duhet të jetë në reforma. Reforma të cilat para së gjithash janë dhe mbi të gjitha do të jenë me kërkesë të qytetarëve dhe interesave të tyre. Rruga përpara, intensiteti i atyre reformave dhe përparimi drejt BE-së tani varet nga ne. Tani është momenti kur duhet të ndërlidheni në atë nxitje që ka ndodhur në vitin 2022 me fillimin e negociatave.
Duhet të vazhdohet rrugëtimi evropian –
Pas çdo gare është e rëndësishme që sa më parë të dihet dhe kuptohet arsyeja e garimit jo vetëm për të kënaq apo plotësuar egot e ndokujt por për të dëshmuar ndryshimin apo vazhdimin e rrugëtimit në drejtim të përmirësimit të gjendjes së qytetarëve.
Prandaj, sa më parë duhet të vazhdohen punët aty ku kanë ngelur. Fushata e zgjedhjet përfunduan tani është koha që të dëshmohet që ky vend ka njerëz dhe kapacitet për t’i çuar proceset përpara drejt një jete më të mirë për të gjithë pa dallim
Sfidat në të cilat ka kalua vendi janë dëshmi që asgjë nuk është e pamundur ajo që duhet është vetëm vullneti pozitiv për të bërë ndryshim drastik në vendin ku mëse i nevojshëm është i ndryshimi. Nëse dikur ka qenë e pa imagjinueshme futja e vendit si anëtarë i Aleancës më të fortë ushtarake në botë, sot është realitet, nëse dikur ka qenë e pa besueshme që vendit mund t’i ndërrohet emri dhe të vazhdohet tutje procesi integrimit evropian, sot është realitet.
Nëse sot tingëllon çuditshëm që kjo qeveri në ardhje nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, nesër do të jetë realitet. Ajo që nevojitet është mos krijimi i dramave pa nevojë që po u ndryshua kushtetuta shembet vendi. Jo, nuk ndodhë asgjë e keqe dhe e dëmshme për vendin ndodhë hapja e rrugës dhe vazhdimi i rrugëtimit drejt BE-së.
Me ndryshimin e Kushtetutës a do të hyjmë në BE? Sigurisht që jo, na presin akoma punë e reforma të shumta në shumë fusha të ndryshme por ajo që ndodhë sigurt është dëshmia që ky vend ka vullnet politik për tu bërë anëtarë i familjes së madhe evropiane. Pra, nuk mjaftojnë vetëm sondazhet apo deklaratat duhet edhe vepra konkrete.
Çdo veprim i guximshëm sot është dëshmi dhe përpjekje për krijimin e një të ardhme të mirë nesër. Pra, politikanë vizionar janë ata që mendojnë e veprojnë për gjeneratat e ardhshme dhe jo sot për sot. E kjo është dëshmuar dhe do të dëshmohet padyshim edhe tutje se ka njerëz që brengosen për gjeneratat që vijnë, ka njerëz që synim kanë zhvillimin dhe progresin në gjitha fushat në tërësi. /Zhurnal.mk