AKTUALE

Micotakis përsëriti edhe një herë se pret një deklaratë të qartë nga kryeministri i ri se emri i vendit është Maqedonia e Veriut dhe do ta përdorë atë brenda dhe jashtë vendit

Vlerësimet se megjithatë nuk do të jetë e nevojshme të aktivizohet neni nga Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por edhe qëndrimi se çështja nuk është dypalëshe, por evropiane, i shprehu kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistën për televizionin “Action 24”, i cili edhe njëherë e përsëriti mesazhin se kryeministri i ri duhet ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis shpjegoi se Marrëveshja e Prespës përcakton qartë mënyrën se si zgjidhen çështjet me respektimin dhe vlerësoi se “në fund kjo nuk do të jetë e nevojshme”, sepse, siç tha ai, “në Shkup ndoshta e kuptojnë se periudha parazgjedhore ka përfunduar. “.

Kryeministri grek edhe mbrëmë në intervistën për televizionin “Star”, siç publikoi MIA, dhe mëngjesin e sotëm për televizionin “Action 24” tha se pret që kryeministri i ri ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit.

Edhe një herë përsëriti se Marrëveshja, edhe pse nuk e mbështetën, ishte “absolutisht e qartë” dhe do ta respektojnë, “sepse është një marrëveshje ndërkombëtare që është mbi ligjin kombëtar”.

“Marrëveshja nga Prespa ka një dispozitë për emrin, dhe emri i vendit është Maqedonia e Veriut, vlen për të gjithë dhe çfarë pres nga kryeministri i ri, i cili ende nuk është mandatar për kryeministër, por në një moment do të marrë mandatin, pres një deklaratë të qartë se emri i vendit është Maqedonia e Veriut dhe kështu do të quajë brenda dhe jashtë vendit. Unë vlerësoj se këto çështje disi do të gjejnë rrugën e tyre”, tha Mitsotakis.

Në lidhje me faktin nëse çështja konkrete është dypalëshe apo evropiane, ai theksoi se “tani është çështje evropiane”.

“Siç e shihni, dhe mendoj se është një sukses i politikës së jashtme greke, me reputacionin që ka Greqia, duke marrë dy-tre telefona, për pak orë kemi një dënim të deklaratave të presidentes së Maqedonisë së Veriut, e cila refuzoi të bëjë betimin me emrin kushtetues të vendit. Kjo është një tjetër dëshmi se Greqia është marrë parasysh dhe një tjetër tregues se pse zgjedhjet evropiane janë të rëndësishme, sepse zëri i Greqisë dëgjohet në Evropë dhe duhet të dëgjohet edhe më fort”, theksoi kryeministri grek.

Related posts

“Përmbytet” Tetova: Garazhe, shtëpi e oborre mbushen me ujë

Gjyla Halili

Memetin s’mund ta shkarkojnë, por e sugjerojnë: Të mos marrë pjesë në punën e Këshillit të Prokurorëve derisa zgjat procedura kundër tij

Gjyla Halili

ISHP: Obeziteti në Maqedoni është në nivel të lartë

Gjyla Halili