AKTUALE

Kasami paralajmëron gjykatësit kushtetues: Gjuhën e kemi fituar me gjak, vendimi juaj mund të ketë pasoja për shtetin!!

Banner

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami i ka bërë ftesë Gjykatës Kushtetuese, që të mos dalin jashtë kompetencave të tyre dhe të mos futen në tema politike dhe tema të cilat, sipas tij, dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike në vend.
“Çdo e drejtë e komuniteteve, në këtë rast të shqiptarëve është fituar me mund, por në momente të caktuara edhe me gjak dhe nuk besoj se i ndihmon askujt çdo vendim i cili do të degradojë të drejtat e shqiptarëve. E dimë që gjuha e cdo populli është vlerë shtesë për një shtet dhe prandaj unë kërkoj nga gjykatësit kushtetuese që para interesave të disa grupacioneve të cilët nuk ja duan të mirën këtij vendi t’i vendojnë interesat e Maqedonisë së Veriut, interesat e shtetit në të cilin jetojnë dhe për të cilin duhet të kujdesen edhe ata me përgjegjësitë të cilat i kanë marrë”, tha Kasami.
Ai tha se gjjykatësitë duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo vendim i tyre mund të ketë pasoja për vet shtetin.

Banner

Related posts

Taravari: BDI bashkë me partitë maqedonase kundër Akademisë shqiptare!

Gjyla Halili

“TVSh-ja ime” pritet të rritet në 3.000 denarë nëse LSDM mbetet në pushtet, premton Kovaçevski

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës Qani ef.Nesimi përcolli grupin e tretë të nijetlinjëve për haxh

admin