AKTUALE

Ali Ahmeti: Sakrifica e familjes Zymberi i tregoi mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep

Kreu.i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka rikujtuar 10 anëtarët e familjes Zymberi nga Sllupçani në 23 vjetorin e rënjës së tyre.

Sipas Ahmetit sakrifica e familjes Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep.

“23 vjetorin e rënies së tyre e përkujtojmë si humbjen dhe dhimbjen më të madhe që lëvizi historinë e vendit tonë. Selvija, Mersimi, Neali, Hisnija, Jenuzi, Valbona, Syzana, Nerimani, Fitimi e Fitorja janë dritë e pashuar e vlerave më të larta të humanizmit. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për komb dhe atdhe!”, ka shkruar Ahmeti.

Banner

Related posts

Rivotimi/ Arben Zeqiri: VMRO, VLEN dhe LSDM kundër faktorizimit historik të shqiptarëve

Gjyla Halili

Mark Gjonaj: Gëzuar Hanukka për të gjithë ata që festojnë!

Gjyla Halili

Borrell: Takimi Kurti-Vuçiq, më 14 shtator

admin