AKTUALE

Blerim Bexheti: “Qeverisja e “VREDI”-t: Kur nënshkrimet vlejnë vetëm me leje nga partneri i madh!, nënshkrimi NE VREDI“

BDI ka paralajmëruar vazhdimisht se kur legjitimiteti nuk buron nga vota e popullit, por nga dëshira e “partnerit të madh”, rezultati është degradimi i plotë i pozitës së shqiptarëve në institucione.

Koalicioni Vlen, i cili erdhi në pushtet si një “aksesor” i partnerit të madh, tashmë po përjeton realitetin e hidhur të një qeverisjeje ku as fjala e tyre nuk ka peshë – çdo deklaratë e tyre demantohet për jo më shumë se disa orë, ndërsa nënshkrimet e tyre janë devalvuar skajshmërisht, duke humbur çdo kuptim të qenies në pozita udhëheqëse, edhe ato pak që u janë dhënë.
Me këtë qeveri, shqiptarët jo vetëm që kanë humbur pozitat kyçe në qeveri dhe drejtoritë shtetërore, por tani edhe deklaratat e tyre por dhe nënshkrimet në aktet zyrtare të zëvendëskryeministrit të “parë” devalvohen brenda disa orëve. Dikur pretendonin për barazi, sot presin leje për të vendosur një nënshkrim për proceset më elementare në institucionet që gjoja se i udhëheqin.

Kulmi i këtij poshtërimi u arrit me rastin e fundit, ku nënshkrimi i drejtorit të përgjithshëm të MEPSO-s, Burim Latifi – kushëriri i parë i zv/kryeministrit Mexhiti – tashmë nuk vlen pa nënshkrimin e drejtorit të sektorit të financave, një person i nominuar nga partneri i madh.
Ky është realiteti i hidhur i një koalicioni që, në vend se të përfaqësojë shqiptarët, i ka shndërruar ata në figurantë politikë, pa pushtet dhe pa dinjitet.

Të tillë e deshën qeverisjen, të tillë po e marrin: me nënshkrime që vlejnë vetëm kur partneri i madh vendos ta lejojë apo jo.

Banner

Related posts

Tramp dëshiron të vizitojë Kinën në 100 ditët e para të mandatit

Gjyla Halili

Ali Ahmet kujton Adem Demaçin: Shembull i luftës dhe rezistencës për largimin e zgjedhës pushtuese nga trojet stërgjyshore

Gjyla Halili

THEMELOHET  NËNDEGA MË E MADHE NË KOMUNËN SARAJ

Gjyla Halili