AKTUALE

Presidentja Siljanovska Davkova do të presë krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të presë krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare të shënuara në Kushtetutë: kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit z.z. Stefan, kreun e Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema Haxhi Shaqir efendi Fetai, kreun e Kishës Katolike, peshkopin e Shkupit dhe udhëheqësin e dioqezës së Strumicës – Shkupit, Kiro Stojanov, kryetarin e Përfaqësisë Kishtare të Kishës Ungjillore – Metodiste, Emil Zaev, kryetarin e Bashkësisë Hebraike, Pepo Levi, si dhe drejtorin e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski.

Siljanovska Davkova ishte inauguruar më 12 maj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku dha deklaratë solemne para Kuvendit pas çka filloi të rrjedhë mandati i saj pesëvjeçar si shefe e shtetit. Siljanovska Davkova është presidentja e gjashtë që nga pavarësia e shtetit dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë.

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj: “Dashuria për atdheun është topi që rrënon kështjellat më të forta”, urime Pavarsinë Kosovë

Gjyla Halili

FJALIMI HISTORIK I RAMIZ CERNICËS NË KUVENDIN E KOSOVËS NË PRIZREN

admin

Organizata Shqiptaro Amerikane në Takim me Delia Ramirez për të Drejtat e Shqiptarëve

Gjyla Halili