AKTUALE

Micotakis: Çfarëdo lloj anashkalimi i Marrëveshjes së Prespës do të ketë pasoja edhe në marrëdhëniet bilaterale edhe në rrugën e Shkupit drejt BE-së

Porosinë se Greqia nuk do t’i ratifikojë tre memorandumet për bashkëpunim, gjithnjëd erisa nuk ekziston harmonizim i plotë me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, por edhe qëndrimin se devijimi nga Marrëveshja do të sjellë pasoja edhe në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut edhe në marrëdhëniet bilaterale, i shprehi kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në intervistën për televizionin “Skaj”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Lidhur me atë se çfarë do të bëjmë, me deklaratë të qartë e paralajmërova edhe Qeverinë e re në Shkup se çfarëdo lloj devijimi nga Marrëveshja, sigurisht se do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona Maqedoninë e Veriut, por edhe në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës”, theksoi Micotakis.

E përkujtoi, siç tha, paralajmërimin e tij në vitin 2019 se “ratifikimi i Marrëvehsjes na obligon ta zbatojmë atë në të ardhmen”.

“Për prëcaktimin ‘maqedonas’, për fat të keq është e garantuar në Marrëveshjen e Prespës dhe ky ishte mospajtimi ynë më i madh, përkatësisht prapashtesat kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase, dhe jo ‘i Maqedonisë së Veriut’”, tha Micotakis.

Duke e komentuar vendimin e djeshëm të SYRIZA-s opozitare për t’i parashtruar në Parlament tre memorandumet, kryeministri grek tha se është praktikë e cila “me të vërtetë i arrin kufijtë e absurdit”.

“Më bëri përshtpyje fakti që dje SYRIZA shpejtoi t’i parashtrojë tre memorandumet në Parlament. Tani, kur e shohim se për çka dyshuam tashmë një periudhë më të gjatë se mund të vijë Qeveria e ardhshme dhe në njëfarë mënyre ta kontestojë thelbin e Marrëveshjes, që në të vërtetë është erga omnes, përkatësisht një emër për të gjithë. Tani të vijmë ne t’i ratifikojmë memorandumet dhe ta humbim çdo armë negociuese që e kemi për Shkupin?”, theksoi kryeministri grek.

Theksoi se i kanë ndjekur ngjarjet politike tek ne, kanë parë se vjen një Qeveri e re, e kanë lexuar atë që ishte thënë dhe siç sqaroi, prandaj kanë zgjedhur të mos i ratifikojnë memorandumet.

“Ne nuk do t’i ratifikojmë memorandumet gjithnjë derisa nuk do të jemi absolutisht të bindur se pala tjetër nuk është e harmonizuar me të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së Prespës”, porositi Micotakis.

Lidhur me procedurën e liderit të vendimit grek, Miriakos Velopulos për ta anuluar Marrëvehsjen e Prespës në foltoren kuvendore, tha se nuk dëshiron t’i komentojë “shpërthimet patriotike të Velopulosit, i cili ka bërë karrierë mbi këto çështje” dhe theksoi se qytetarët e kuptojnë se ç’do të thotë “patriotizëm i përgjegjshëm dhe cilët janë patriotët në praktikë”.

Banner

Related posts

Taravari: Kam biseduar me Mickoskin, nëse na konsideron të panevojshëm ASH do të largohet nga Qeveria

Gjyla Halili

Opozita shqiptare nuk do ta votojë Talat Xhaferin për kryeministër, bojkotojnë seancën

Gjyla Halili

Besiana, Shkodrani dhe Shkëlzeni, shkëlqyen në Stamboll

Gjyla Halili