Nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës janë miratuar vendime me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Malësisë.
Sipas Ivanajt, një nga vendimet kryesore është rebalanci i buxhetit për vitin 2026, përmes të cilit buxheti i Komunës së Tuzit rritet nga 13 milionë në 15 milionë euro.
Po ashtu, është hapur procedura për dhënien me qira të tokës publike, një hap që synon t’i hapë rrugë realizimit të një investimi të parashikuar në vlerën prej 1.3 miliardë eurosh, me potencial për të ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për Malësinë.

Duke komentuar zhvillimet gjatë seancës, Ivanaj ka kritikuar qëndrimin e opozitës, duke vlerësuar se debatit i munguan idetë konkrete dhe alternativat bindëse. Ai ka veçuar gjithashtu qëndrimin e një këshilltari, i cili, sipas tij, mbrojti me këmbëngulje projektet e PES-it, duke ngritur pikëpyetje mbi përputhshmërinë e qëndrimeve të tij me subjektin politik që përfaqëson.
Në përfundim, Ivanaj ka theksuar se Komuna e Tuzit do të vazhdojë të punojë në funksion të zhvillimit të Malësisë, përmes vendimeve që synojnë forcimin e buxhetit, nxitjen e investimeve dhe përmirësimin e perspektivës ekonomike të zonës.