AKTUALE

Mbyllen vendvotimet, nis numërimi i votave

Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve të shtatë presidenciale dhe të 11-të parlamentare. Pas mbylljes së qendrave të votimit do të mund të votojnë vetëm personat që ndodheshin në godinën ku po votohet në atë moment.

Vendvotimet u hapën në orën 07:00. Të drejtën e votës në zgjedhjet për kryetar kanë pasur 1.814.317 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore dhe 1.815.350 në zgjedhjet parlamentare.

Në 3480 vendvotime ata mund të votojnë për një nga dy kandidatët presidencialë, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski, të cilët fituan më shumë vota në rrethin e parë më 24 prill.

Banner

Related posts

Demiri : Koncepti politik i ASH-së është e vetmja që u jep perspektivë qytetarëve tanë

Gjyla Halili

Administrata publike në funksion të nevojave të qytetarëve

admin

Rrahja mes policëve në Qendrën Klinike në Shkup, MPB parashtroi kallëzim penal ndaj një polici

Gjyla Halili