AKTUALE

Mexhiti: Afër 10 mijë mërgimtarë kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin në politikën shqiptare

Bartësi i koalicionit VLEN në Njësinë e Parë Zgjedhore, Izet Mexhiti, në një konferencë për media ka falënderuar diasporën që sipas tij ka ardhur nga gjitha vendet e Evropës, kanë lënë punët e tyre dhe familjet e tyre për të votuar.

Janë afër 10 mijë të cilët kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin që duhet të ndodhë në politikën shqiptare. Pra, po frynë era e ndryshimit. Kjo do të jetë edhe një motivim më i madh edhe për ne që jemi këtu, kur ata me mijëra kilometra kanë bërë për ta shfrytëzu të drejtën e tyre për të votuar për ndryshimin, kjo është një motiv plus për të gjithë qytetarët tanë që kaun afër, duhet vetëm 5 minuta t’i ndajnë për ta bërë këtë ndryshim”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se BDI dhe Fronti Evropian i kanë shqelmat e fundit, po vazhdojnë me shantazhe me presione ndaj biznesit, me blerje të votave, por, tha se kjo nuk do të ju mjaftojë ngase më 8 maj, ata do të ballafaqohen me popullin.

Banner

Related posts

Mexhiti dhe Aliu thonë se janë kërcënuar në fejsbuk nga Grubi

Gjyla Halili

BDI emëron tre kryetarë të rinj të degëve të partisë, ja kush janë

Gjyla Halili

Sot mbahet kuvendi i dytë i ASH-së, i thirrur nga Sela

Gjyla Halili