AKTUALE

Osmani për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Qytetarët janë të lirë, vendosin ata

Bujar Osmani tha se Fronti Europian nuk do t’ua imponojë votuesve vendimin se për kë do të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.Osmani tha se qytetarët duhet të jenë të informuar, por që duhet të vendosin vetë.

“Do të thotë qytetarët janë të lirë që vet të vendosin në atë se kë do ta mbështesin në raundin e dytë dhe absolutisht si Front nuk e kemi për qëllim që të imponojmë, vet le ta marrin vendimin, mendojmë se kjo është baza e demokracisë, qytetarët të kenë vendim të informuar. E jona është që t’i informojmë qytetarët për të gjitha aspektet e vendimit. Vendimin në fundit e marrin ata”, theksoi Osmani.

Banner

Related posts

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do të mbajë mbledhje sot, deri tani nuk u bisedua për këmbim të resoreve pas largimit të ASH-së nga Qeveria

Gjyla Halili

Kosova 15 vjet shtet, Presidenti Begaj: Lidhja vëllazërore e Shqipërisë me Kosovën është e natyrshme, jemi një komb i ndarë në dy shtete

admin

Murtezani në Varshavë në takimin joformal të Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) të BE-së

Gjyla Halili