AKTUALE

Apasiev: Ajo që presim në këto zgjedhje është që nuk mund të formohet qeveri pa “Të Majtën”

Atë që e presim në këto zgjedhje është që të mos mundet të formohet qeveri pa “Të Majtën”. Këtë e theksoi sot Dimitar Apasiev, kryetari i partisë E Majta dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti në Njësinë e parë zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat të dhënë para fillimit të tubimit përmbyllës në Shkup, Apasiev ju bëri thirrje qytetarëve që masivisht të dalin në zgjedhje të mërkurën.

“Ne e ofruam platformën tonë maqedonase dhe presim që mandatari i ardhshëm në nivel të asaj platforme, të fillojë bisedime. Ju bëjmë thirrje votuesve që masivisht të dalin dhe të votojnë në këto zgjedhje të dyfishta. Presim numër solid, dyfishimin e rezultatit nga zgjedhjet presidenciale dhe fitimin e grupit të parë parlamentar të Levicës nga tetë deri 12 mandate, varësisht jehonës. Presim luftë burrash dhe betejë brenda në Kuvend, për interesat maqedonase kombëtare”, nënvizoi Apasiev, duke shprehur falënderim për të gjithë aktivistët, vullnetarët, të gjithë që kanë dhënë kontribut në periudhën e kaluar.

Banner

Related posts

VV gjobitet me 35 mijë Euro! Mbështetësit e Kurtit ngritën tre gishtat lartë në tubimin në Skënderaj – është simbol nacionalist serb

Gjyla Halili

Toshkovski do t’i prezantojë rezultatet e punës së MPB-së për vitin e kaluar

Gjyla Halili

Përse qytetarët nuk i besojnë Qeverisë?

Gjyla Halili