AKTUALE

BDI emëron tre kryetarë të rinj të degëve të partisë, ja kush janë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar opinionin publik se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, ka emëruar tre kryetarë të rinj të degëve të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave partiake.

Sipas njoftimit, Butrint Sela është emëruar kryetar i Degës së BDI-së në Dibër, Muharrem Asani kryetar i Degës në Butel, ndërsa Arkin Jahiji kryetar i Degës së BDI-së në Bërvenicë.

Këto emërime janë pjesë e pakos së dytë të emërimeve të kryetarëve të degëve brenda një jave, pas emërimeve të mëparshme të realizuara në degët e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Kumanovës dhe Çairit.

Nga BDI theksojnë se procesi i riorganizimit po vazhdon me qëllim konsolidimin e strukturave partiake dhe forcimin e prezencës në terren.

Banner

Related posts

Ky është fruti më i shëndetshëm sipas dietologëve

Gjyla Halili

Lajçak e Bislimi: U dakorduam për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës

admin

LSM do të kërkojë kthimin e shpenzimeve për ushqim dhe transport dhe rritjen e pagës minimale në të paktën 450 euro

Gjyla Halili