AKTUALE

Osmani për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Qytetarët janë të lirë, vendosin ata

Bujar Osmani tha se Fronti Europian nuk do t’ua imponojë votuesve vendimin se për kë do të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.Osmani tha se qytetarët duhet të jenë të informuar, por që duhet të vendosin vetë.

“Do të thotë qytetarët janë të lirë që vet të vendosin në atë se kë do ta mbështesin në raundin e dytë dhe absolutisht si Front nuk e kemi për qëllim që të imponojmë, vet le ta marrin vendimin, mendojmë se kjo është baza e demokracisë, qytetarët të kenë vendim të informuar. E jona është që t’i informojmë qytetarët për të gjitha aspektet e vendimit. Vendimin në fundit e marrin ata”, theksoi Osmani.

Banner

Related posts

Osmani takoi homologun e saj kroat, temë diskutimi edhe situata në veri

admin

Rina Ajdari në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit: Komunitetet janë vlerë e shtuar

Gjyla Halili

BDI: Mickoski kërkon rikthimin e vendit para 2001-shit, një Maqedoni pa shqiptar

Gjyla Halili