AKTUALE

Faton Ahmeti kujton Skenderbeun: “Le të na frymëzojë gjithmonë trashëgimia e tij për të ruajtur unitetin, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”

Sekretari gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti nëpërmjet një statusi në fb ka kujtuar ditëlindjen e Heroit tonë Kombëtarë, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu.

“Skënderbeu nuk ishte thjesht një luftëtar i paepur, por një simbol që mbolli shpresë në zemrat e shqiptarëve dhe ngriti flamurin e lirisë mbi çdo sfidë”- ka shkruar Ahmeti.
Ja postimi i plotë:

Ditëlindja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut – Heroit tonë Kombëtar!

Sot kujtojmë lindjen e një figure që ndriçoi historinë e popullit shqiptar me guximin, mençurinë dhe dashurinë për atdheun. Skënderbeu nuk ishte thjesht një luftëtar i paepur, por një simbol që mbolli shpresë në zemrat e shqiptarëve dhe ngriti flamurin e lirisë mbi çdo sfidë. Le të na frymëzojë gjithmonë trashëgimia e tij për të ruajtur unitetin, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare.

Lavdi përjetë emrit të tij!

Banner

Related posts

VLEN: Tetova çdo ditë e më tepër ndjehet e pasigurt, rritet numri i krimeve dhe incidenteve

Gjyla Halili

Filipçe për borxhin prej 6 miliardë euro: Çdo foshnjë do të lindë me 6.000 euro borxh

Gjyla Halili

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi për vizitë në Kosovë

Gjyla Halili