AKTUALE

Mexhiti: Nuk është mirë të bojkotohen zgjedhjet presidenciale!

Izet Mexhiti nga VLEN tha se rreth 10.000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar në zgjedhjet e 8 majit.

Kanë lënë punët e tyre, familjet e tyre, janë afër 10.000 të cilët kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin që duhet të ndodhë në politikën shqiptare, pra po frynë era e ndryshimit”, tha mes tjerash Mexhiti.

I pyetur se kë do ta mbështesë opozita shqiptare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Mexhiti tha se qytetarët nuk duhet të bojkotojnë, por të votojnë për atë kandidat për të cilin mendojnë se është mi i miri.

“Edhe për kandidat për president, nuk prejudikojmë, dmth nuk është mirë të bojkotohet, por le ta votojnë kandidatin që mendon secili votues që është më i miri”, theksoi Mexhiti.

Ndryshe, të mërkurën përveç zgjedhjeve parlamentare, mbahet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku në garë janë Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.

Banner

Related posts

VMRO: Dështoi investimi i rrejshëm strategjik i BDI dhe LSDM me fabrikën e makinave elektrike

Gjyla Halili

Bashkim Hasani i kundërpërgjigjet Kreshnik Bekteshit: Shqiptarët e din kush ishte ministër i taksave të korrupsionit

Gjyla Halili

Porti i Durrësit, McAllister u kthen përgjigje 21 deputetëve të opozitës: Transparenca dhe konkurrenca, thelbësore që investimet e huaja të jenë në përputhje me rregullat e BE

admin