AKTUALE

Lladrovci vlerëson lartë Ali Ahmetin: Të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori

Banner



Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, duke thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori”.

Ai i është drejtuar liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si “vëlla”.

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

“Vëlla Ali,

Mos u çudit që disa personazhe të jetës tonë politike, duan ta ndërtojnë me fjalë, pas mejdanit, mungesën e pariparueshme të atdhetarizmit.

Ti je kontribues i madh dhe i patejkalueshëm për historinë e re të Kosovës, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut. Andaj, fjalamanët nuk mund ta mjegullojnë të kaluarën tuaj të shkëlqyer, as rrolin tuaj historik në proceset historike të shqiptarëve për liri.

Sot, nga Tropoja e Bajram Currit e Tahir Sinanit, ju uroj suksese e shëndet, ashtu sikur të gjithë bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që i duan shqiptarët brenda vlerave euro-atlantike!

Të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori!”

https://www.facebook.com/share/p/Aq3dnnpZZXjRWDhB/?mibextid=WC7FNe

Banner

Related posts

FFM: Gostivari tradhtoi rëndë publikun e futbollit dhe ndershmërinë në lojë, krimi do të pastrohet plotësisht!

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj në Tv Boin: Qëllimi ynë është që kjo nismë të bëhet një traditë e përvitshme

Gjyla Halili

KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur

Gjyla Halili