AKTUALE

Kooperativa “Sharri” hap pikën e re të shitjes në kuadër të projektit për fuqizimin e zonave rurale

Banner

🌾 Hapja e pikës së re të shitjes – Një hap drejt fuqizimit të zonave rurale 🌾

Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se Kooperativa për blegtori tradicionale “Sharri” do të bëjë hapjen solemne të pikës së saj të re të shitjes në Tetovë, në kuadër të projektit:

“Fuqizimi i zonave rurale: Nxitja e qëndrueshmërisë në komunitetet lokale”.

📅 E premte, 06.03.2026
🕙 Ora 10:00
📍 Rr. Çarshia e Epërme nr. 4, Tetovë

Ky projekt synon të forcojë ekonominë rurale, të mbështesë fermerët dhe blegtorët lokalë, si dhe të krijojë mundësi të qëndrueshme zhvillimi për komunitetin tonë. Përmes kësaj iniciative, synohet rritja e qasjes në treg për produktet vendore, promovimi i prodhimeve tradicionale dhe fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet prodhuesve lokalë.

Projekti realizohet në bashkëpunim me:
– CED (Center for Education Development)
– We Effect
– me mbështetjen e Ambasadës së Suedisë

Kjo hapje përfaqëson jo vetëm një pikë të re shitjeje, por një investim në të ardhmen e zonave tona rurale, në punën dhe përkushtimin e blegtorëve tanë, si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Ju mirëpresim të ndani me ne këtë moment të rëndësishëm për komunitetin tonë!

Mirë se vini! 🌿

Related posts

VLEN: 116 VITE ALFABET SHQIP, NJË DITË E MADHE NË QEVERI!

Gjyla Halili

SKANDAL/ Deputetët e VLEN-it, mundësojnë kuorum për miratimin e Ligjit për Branitellat. Blerim Bexheti kerkon pauzë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti pranon një dhuratë të çmuar nga piktori Elmedin Asani

Gjyla Halili