AKTUALE

Osmani: Nuk ka qeveri pa shumicën e dyfishtë! 61, plus shumica e Badenterit

Banner

Nuk ka qeveri, pa shumicën e dyfishtë. 61, plus shumica e Badenterit. Këto janë kushte sipas Marrëveshjes së Ohrit, pa të cilat nuk mund të formohet qeveri, këtë e tha sot mes tjerash Bujar Osmani nga Fronti Europian, përcjell TV21. Osmani tha se qytetarët vendosin se kush do t’i përfaqësojë dhe si rrjedhojë, mandatari do të duhet të plotësojë edhe shumicën e dytë përpos atë të 61 deputetëve, respektivisht edhe atë të Badenterit.

Aq është fyese kjo pyetje, jo vetëm ndaj meje, ndaj njerëzve që janë prapa meje, ndaj shqiptarëve. Si mendoni ende që shqiptarët mund të jenë popull që mund të kenë ftesë apo mos të kenë ftesë. Qytetarët vendosin se kush do ta formojë Qeverinë, për këtë ka dy shumica me Marrëveshjen e Ohrit. Fillimisht kërkohet 61, e dyta kërkohet shumica e Badenterit. Ata që i plotësojnë dy shumicat, ata formojnë qeveri”, theksoi Osmani./tv21.tv

Banner

Related posts

TS nxjerr dokumentin e Planit Gjeneral dhe Detal të bulevardit “Boris Kidriç” – leja e ndërtimit e dhënë në kundërshtim me ligjin.

Gjyla Halili

Osmani: Shpresojmë që BE-ja të ketë qasje të balancuar në dialog, në disa raste nuk e kishte

admin

Shekerinska merr pjesë në Forumin për politikë të jashtme dhe sigurisë në Lituani

Gjyla Halili