AKTUALE

Siljanovska: Nuk do t’i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, por do të përdor vetëm Maqedonia

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova bën thirrje që nëse zgjidhet për presidente do të respektojë emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, por nuk do ta përdorë.

“Nuk do t’i largojë tabelat para institucioneve dhe konferencave ndërkombëtare ose në takimet dypalëshe. Them për vete. E drejta e vetëvendosjes është e drejtë personale. Do ta përdorë Maqedonia dhe asnjëherë nuk do të krijojë konfuzion sepse nuk do të ngrit diskutim në mes Republika e Maqedonisë Jugore. Një gjë të tillë nuk ka.

Unë do të them Maqedonia, maqedonas, e Maqedonisë. Republika e Maqedonisë së Veriut le të qëndrojë para meje, megjithatë për mua kjo çështje asnjëherë nuk do të jetë e mbyllur.

Askush nuk do të mund të më thotë se çka të përdorë, kjo është sokratike”, tha Siljanovska.

Banner

Related posts

Gjeloshaj me krenari kombëtare vendos Skënderbeun në zyrë

Gjyla Halili

Daut Haradinaj thirrje për mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Mexhiti: Gjuha është elementi kyç i identitetit kombëtar

Gjyla Halili