AKTUALE

Kë do ta përkrahë ZNAM në raundin e dytë, flet Maksim Dimitrievski

pyetur nëse do t’i bëjë thirrje qytetarëve që të votojnë për kandidatin presidencial të VMRO-DPMNE-së apo LSDM-së, kryetari i partisë ZNAM dhe kandidat për president, Maksim Dimitrievski thotë se është e drejtë kushtetuese e çdo votuesi që të zgjedhë për kë do të votojë.

“ E kam thënë edhe gjatë fushatës si kandidat presidencial, se as kandidatët dhe as partitë nuk i kanë në votuesit në xhepat e tyre. Është e drejtë ligjore dhe kushtetuese e çdo votuesi që në mënyrë legjitime të vendosë në një zgjedhje të fshehtë demokratike se kë të votojë. Në lidhje me votimin, tashmë kam thënë se çdo votues në Maqedoni mund të votojë sipas meje, sipas bindjes së tij, siç është shkruar në Kushtetutë dhe në ligj”, tha Dimitrievski.

I pyetur se cilin nga dy kandidatët e preferon personalisht, kryetari i ZNAM thotë se qëndrimin e tij e ka deklaruar publikisht në korrik të vitit 2022 kur u ka kërkuar falje qytetarëve për mbështetjen që i kishte dhënë Stevo Pendarovskit kur u zgjodh president në mandatin e parë.(INA)

Banner

Related posts

Ekskluzive/Ja rezultatet e para jo zyrtare në diasporë Osmani prinë para Taravarit

Gjyla Halili

“3 marsi, ditë kushtrimi”, Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës: Ju ftoj në betejën tonë, deri në fitore të revolucionit

admin

Zejdi: Më 19 tetor do të festojmë me Bajramin jo veç për Tetovën por në të gjitha komunat

Gjyla Halili