AKTUALE

Takimi Vuçiç-Kurti, agjenda nis me takime të ndara, mbyllet me deklaratën e Borrell

Ndërkohë është zbardhur dhe agjenda e takimi që mbahet sot në Bruksel, nën ndërmjetësimin e BE. Takimi pritet të nisë sot në orën 15:00. Fillimisht, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, dhe ndërmjetësuesi për dialogun Miroslav Lajçak do të takohen veçmas më kryeministrin Albin Kurti, ndërsa në orën 16:15, do të presin në takim presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Pas takimeve të ndara, rreth orës 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me të dy liderët. Takimet do të përmbyllen me një deklaratë të përbashkët nga Joseph Borrel.

Bashkimi Europian, por edhe SHBA e konsiderojnë këtë takim një mundësi unike për të avancuar dialogun mes palëve drejt marrëveshjes finale.

Banner

Related posts

Gjykatat “Ping pong” me lëndën e Merkos, Penalja e çon lëndën në Strugë

Gjyla Halili

NJERIU QË JETOI NË SHËRBIM TË ZOTIT DHE VATANIT

Gjyla Halili

Nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Gjyla Halili

Leave a Comment