AKTUALE

Mustafai: Rroli dhe angazhimi i grave në zgjedhjet presidenciale, përcaktoi të ardhmen e vendit


Në takimin e sotëm me strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim, kandidatja për deputete në njësin zgjedhore nr.6 Merita Mustafai në prezantimin e saj u fokusua në rrolin e gruas në procesin zgjedhor.


Ajo potencoi se angazhimi i grave në procesin zgjedhor është i një rëndësie të veçantë, dhe se roli i tyre në zgjedhjet presidenciale  përcaktuan të ardhmen e vendit.
Ajo poashtu shprehi mirnjohjen e veçantë për angazhimin e grave në procesin zgjedhor.

“Sukseset në funksionimin e grave në politikë jatë të mëdha dhe të shumta.Ne tregojmë aftësinë tonë për të udhëhequr, për të sjellë ndryshime dhe për të për të përfaqësuar interesat e gjithë qytetarëve me guxim”- tha ndër të tjera Mustafai.

Mustafai bëri thirje për mobilizim dhe më të madh në betejën e radhës të 8 Majit dhe dalje sa më masovike në votime për të siguruar përfaqësim më të plotë dhe më të drejt.

Banner

Related posts

Sondazhi i fundit në Kosovë, bie mbështetja për Kurtin, LDK-ja e dyta

Gjyla Halili

‘Konkursi për polic’, Mexhiti: Investim në sigurinë dhe rendin shtetëror

Gjyla Halili

Naim Samiu është emëruar President i Federatës së Kickbox-it për Maqedoninë – Victory Championship.

Gjyla Halili