AKTUALE

Deputetja Rina Ajdari porosi Vmro-së: Me retorikë antishqiptare mund të fitoni zgjedhjet, por mund të humbni Maqedoninë përgjithmonë

Në takimin e Liderit Ali Ahmeti me strukturat e BDI-së në Tetovë të cilit siç i quajti ai garda për intervenime të shpejta, të pranishmëve ju drejtua deputetja aktuale njëherit dhe kandidate për deputet e Frontit Europian, Rina Ajdari e cila falenderoi përzemërsisht për angazhimin e të gjitha strukturave në zgjedhjet presidenciale të 24 prill, duke bërë thirje për të vazhduar me mobilizim dhe më të madh deri në betejën e radhës të 8 Majit.

” Jemi këtu sot sepse më shumë se kurrë ne kemi nevojë të themi FALEMINDERIT, sepse sot ju shpresim mirënjohje për angazhimin e secilit nga ju , për mbështetjen dhe për atë që na besuat në kauzën tonë dhe tuajën” theksoi Ajdari.

Ajdari më tutje dërgoi një porosi deri te Lideri i VMRO-së: Me retorikë anti shqiptare mund ti fitoni zgjedhjet por do ta humbni Maqedoninë e Veriut një her e përgjithmonë, sepse kjo shoqëri meriton më mirë, nuk duam që të rinjtë të na largohen rrugëve të Europës por Europën ta sjellim këtu, tha ndër të tjera Ajdari.

Banner

Related posts

BDI: Nikollovski konfirmoi që askush nga BDI nuk ka blerë tokë në rrugën Shkup – Bllacë

Gjyla Halili

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

Gjyla Halili

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI KOORDINATOREN SHTETËRORE TË TRANSPLANTIMIT TË ORGANEVE PRANË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PROF. DR. BILJANA KUZMANOVSKA

Gjyla Halili