AKTUALE

Në Shtip janë hapur 74 vendvotime

Në Shtip mëngjesin e sotëm janë hapur me kohë 74 vendvotime dhe votimi po zhvillohet qetë dhe pa probleme, njoftoi kryetari i Komisionit Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) – Shtip, Viktor Vacev.

Sipas listës zgjedhore me të drejtë vote janë 41.489 qytetarë, të cilët mund të ushtrojnë të drejtën e votës në vendvotime.

MIA sot në mëngjes ishte në vendvotimin 22 92 në gjimnazin “Sllavço Stojmenski” – Shtip. Kryetarja e Këshillit Zgjedhor, Vaska Taseva, thotë se vendvotimi është hapur me kohë dhe të drejtën e votës në këtë vendvotim mund ta ushtrojnë 896 votues.

Procesi zgjedhor ka filluar dje kur në kushte shtëpie kanë votuar 158 të sëmurë dhe të pamundur. Votimi u mbajt edhe në IHNP –  burgu – Shtip, ku nga 203 votues të regjistruar nga 40 komuna të Maqedonisë së Verit, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 144 të dënuar ose 71 për qind.

Related posts

“𝐊𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚𝐯𝐞 𝐥𝐨𝐤𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 – 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐱𝐢𝐭 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞”

Gjyla Halili

Mot i vranët dhe me diell, temperaturat shënojnë rritje të lehtë

admin

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili