AKTUALE

Në Negotinë filloi me kohë votimi për president të shtetit

Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, me sukses filloi procesi zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, informoi sot në mëngjes kryetarja e Komisionit komunal zgjedhor Negotinë, Elizabeta Kamçeva.

Ajo përkujtoi se gjatë ditës së djeshme, u paraqitën dhe patën mundësi të votojnë, në pajtim me ligjin, gjithsej 142 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe tetë persona nga Negotina, të vendosur në shtëpinëe  të moshuarve jashtë territorit të komunës.

Krahas kësaj, në këto zgjedhje kemi paraqitur edhe votim nga burgu nga ana e 22 personave, ndërkaq të tre personave jashtë vendit”, përkujtoi ajo.

Kamçeva shtoi se në listën zgjedhore për komunën e Negotinës, janë regjistruar gjithsej 15.840 votues me të drejtë vote.

Banner

Related posts

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje katër komisione

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Kryetari në ikje Bilall Kasami ik dhe nga debati i pestë me rradhë

Gjyla Halili

Osmani: Nuk do të jemi alibi që Mickoski të pengoj euro-integrimin e shtetit

admin