AKTUALE

Në kohë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Ohër dhe Debërc, votimi zhvillohet pa ndërprerë

Në komunat Ohër dhe Debërc të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, votimi zhvillohet pa ndërprerë dhe pa kurrfarë parregullsi.

Sipas informatave të KZK-së Ohër, në kohë në orën 07:00 janë hapur të gjitha 87 qendrat e votimit, ashtu që qytetarët munden pa ndërprerë ta japin votën e tyre për ndonjërin nga shtatë kandidatët për president të shtetit.

Siç iinformojnë nga KZK Debërc, janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Komunë, ndërsa votimi zhvillohet pa ndërprerë.

Në listën kryesore zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Ohër janë regjistruar gjithsej 51.717 votues, ndërsa në Debërc të drejtë për të votuar kanë gjithsej 3938 persona.

Banner

Related posts

Qeveria: Koalicioni është i qëndrueshëm, është normale që të ketë mendime të ndryshme për çështje të caktuara

admin

Blerim Bexheti i reagon ashpër Bekim Çokut: Mbrojtja e gjuhës amtare nuk është patriotizëm por obligim kombëtar

Gjyla Halili

Opozita turke shpall fitoren në Stamboll dhe Ankara

Gjyla Halili