Në burgun e Idrizovës votimi për zgjehdje presdienciale sot po zhvillohet pa probleme, informojnë për MIA-n nga Këshilli zgjedhor.
Përgatitje për votim përfunduan shkëlqyeshëm. Votimi filloi në orën 7:00 dhe po zhvillohet pa probleme. Në Listën zgjedhore për këtë vendvotim numër 2536 janë regjistruar 887 votues, ndërsa deri në mesditë në votim dolën 235”, deklaroi për MIA-n anëtari i Këshillit zgjedhor Toni Trajkovski.
Në pajtim me Listën zgjedhore sot duhet të votojnë 2.147 persona të cilët janë në vuajtje të dënimit me burg apo janë në paraburgim.
Për zgjedhjet presidenciale sot votojnë edhe të sëmurët dhe personat e pafuqishëm në shtëpitë për të moshuarit.
Anëtarë të Këshillave zgjedhor i vizitojnë në shtëpitë e tyre për të votuar edhe 6.935 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, paraqitje e të cilëve ishin pranuar.
Janë regjistruar edhe 534 votues, të cilët u parqitën për të votuar, në ekstraktin e posaçëm të Listës zgjehdore për persona të cilët gjatë zgjedhjeve ndodhen në institucione për përkujdesje jashtëfamiljare, si dhe dy votues me status të personave të zhvendosur në brendësi, në pajtim me evidencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Të drejtë vote në zgjehdjet e shtata presidenciale kanë 1.814.317 votues. Vendvotimet hapen në orën 7:00 ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 34800 vendvotime në tërë vendin.