AKTUALE

Mexhiti i përgjigjet kritikëve të BDI-së: Orientimi i qeverisë është euroatlantik dhe drejt Uashingtonit

Zv.kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë Kuvendit Zgjedhor të Forumit të Gruas së Lëvizjes Demokratike, reagoi ndaj kritikave të opozitës shqiptare, duke theksuar orientimin e qartë euroatlantik të qeverisë dhe pjesëmarrjen në ngjarje ndërkombëtare me rëndësi.

Mexhiti, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës të udhëhequr nga BDI për vizitat dhe përfaqësimin ndërkombëtar, deklaroi:
”Kur shkon kryeministri në SHBA, opozita ulëron pse ka shkuar dhe si ka shkuar. Kur përfaqësuesit e VLEN-it janë në Uashington, ata akuzojnë për orientimin e qeverisë dhe më pas pyesin pse janë atje, pse janë në Uashington. Madje, pretendojnë se kush ka dhënë ftesat dhe nëse ato i ka nënshkruar Donald Trump. Mendoj se ne që kemi pak përvojë politike, iu themi, orientimi i kësaj qeverie është i pastër euroatlantik, drejt Uashingtonit, drejt Brukselit, drejt vlerave evropiane, aty ku pretendojnë dhe janë shqiptarët.”

Ai sqaroi se ftesat për këto ngjarje janë bërë nga grup kongresmenësh amerikanë dhe komisione të posaçme, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre kontakteve për politikën rajonale dhe interesat kombëtare.

Në mënyrë të veçantë, Mexhiti theksoi pjesëmarrjen e tij në inaugurimin e presidentit Donald Trump dhe festimet me ushtrinë amerikane:
”Për hir të vërtetës, jo vetëm që kemi marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit kryesor, por isha personalisht edhe aty ku bë inaugurimi dhe festimi i fitores së Trumpit me ushtrinë amerikane, ajo ushtri e cila çliroi Republikën e Kosovës dhe solli paqen në Ballkan dhe gjetiu.”

Kjo deklaratë e Mexhitit përforcon mesazhin për orientimin e qeverisë drejt partneritetit strategjik me SHBA-në dhe vlerat euroatlantike, duke kritikuar opozitën për fokusimin në akuza të pabaza dhe jo në çështjet reale që prekin qytetarët.

Banner

Related posts

VLEN: Fronti i Ahmetit dhe Selës vepron pa busull

Gjyla Halili

Heshtje para seancës konstituive: A do ta mbështesin Qeverinë Kurti 3, Adem Hoxha, Duda Balje dhe Veton Berisha?

Gjyla Halili

Baton Haxhiu: Projekti i Kurtit dhe Mickoskit synon shkatërrimin e UÇK-së dhe votës shqiptare

Gjyla Halili