AKTUALE

LSM do të kërkojë kthimin e shpenzimeve për ushqim dhe transport dhe rritjen e pagës minimale në të paktën 450 euro

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) tradicionalisht më 1 Maj do të dalë në protesta në të cilat këtë vit do të kërkojë kthimin e shpenzimeve për ushqim dhe transport në vlerë prej 20 për qind nga paga mesatare dhe rritje e pagës minimale për të paktën 450 euro, në fillim të 100 ditëve të qeverisë së re, paralajmëroi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.

Ne punëtorët dalim në protestë edhe më 1 maj. Do të kërkojmë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe transportit, të drejtë që e humbëm në vitin 2009 për shkak të sistemit të llogaritjes së pagës bruto në Maqedoni, do të kërkojmë rritje të pagave edhe atë që në 100 ditët e para të qeverisë së re, veçanërisht rritja e pagës minimale të jetë së paku 450 euro, aq sa është në rajon që të mos vihemi në situatë ku qytetarët tanë, punëtorët nga Maqedonia të ndërtojnë ekonomi të huaja dhe të punojnë për interesat e të tjerëve. Të gjithë së bashku po përballemi me presionin e pagave të ulëta, jetesën tonë dhe problemet që po i shkaktojnë lëvizjes sindikale me konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve”, tha Trendafilov në konferencën e sotme për media.

Ai theksoi se lëvizja e punëtorëve është e drejtë para sfidës serioze për shkak të, siç tha, marrëdhënies së kreatorëve të politikave të cilët në periudhën e kaluar treguan dhe dëshmuan se kujdesen për vete, ndërsa jo edhe për punëtorët.

“Sot punëtorët në Maqedoni po përballen me presion për ekzistencën e tyre për shkak të rritjes së shpenzimeve të jetesës, si dhe pagave të ulëta. Punëtorët janë tepër të pakënaqur me gjithçka’. Ne protestojmë sepse kanë qenë të shurdhër ndaj kërkesave tona gjatë periudhës së kaluar. Sot, si asnjëherë më parë, keni punëtorë në ‘Pyjet e Maqedonisë’ që tre muaj nuk e kanë marrë rrogën, keni punëtorë në ‘Ujësjellës’ që nuk e kanë marrë rrogën e fundit. Punonjësit e kulturës përmes protestave luftuan për pagesën e pagave me rritjen e pagës minimale dhe një mori punëtorësh të tjerë që përballen me jetesën e tyre sipas të dhënave të DAP-it ku thuhet qartë se mbi 20 mijë punëtorë marrin pagë më pak se paga minimale”, tha Trendafilov.

Kjo, shtoi, është e palejuar në një shoqëri dhe ju bëri thirrje të gjithë punëtorëve, të gjitha sindikatave, të gjitha organizatave të cilat luftojnë për punëtorët t’i bashkëngjiten protestës së punëtorëve më 1 Maj.

“Në atë mënyrë sot kur duhet të jemi më të zëshëm tu themi të gjithëve në vetëm shtatë ditë para zgjedhjeve se nuk jemi të kënaqur nga ajo që e kanë bërë deri më tani të gjithë bashkë dhe se presim shumë më shumë. Porositë të cilat do t’i dërgojmë më 1 Maj do të jenë alarm i kuq për të gjithë ata që do ta presin votën e punëtorëve më 8 maj. Në këtë mënyrë vlerësojmë se tani e kemi mundësinë dhe shansin ne si punëtorë të jemi të zëshëm dhe të jemi më të zëshëm. Kush nëse jo ne, kush nëse jo sot?”, porositi Trendafillov.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve theksoi se shporta sindikale tashmë llogaritet dhe sipas gjitha gjasave do të ketë rritje prej të paktën 1.200 denarëve.

“Për fat të keq, punëtorët në Maqedoni nga janari deri në prill janë më të varfër për rreth 3.000 denarë ose 50 euro në muaj. Nëse kjo nuk është arsye e mjaftueshme që ata të na bashkohen në protestën e 1 Majit dhe nëse kjo nuk është arsye e mjaftueshme që ata të dalin dhe të thonë se rrogat janë shumë të ulëta dhe shpenzimet janë shumë të larta, duhet të mendohen dy herë. Ajo që mund të them është se barriera psikologjike prej 60 mijë denarë sigurisht kalon me kalkulimin e ri të shportës minimale sindikale dhe kjo duhet të jetë karton i kuq për të gjithë ata që dyshuan në llogaritjen e shportës minimale sindikale, por dyshuan dhe treguan se punëtorët në Maqedoni mund të mbijetojnë me shumë më pak. Me 2.500 euro është e lehtë të krijosh politikë, me 22.500 denarë vështirë të mbijetosh”, thekson Trendafilov.

Shërbimet shtetërore i porositi se do t’i presin më 1 Maj në orën 11 të vijnë dhe të hyjnë në Shtëpinë e punëtorëve.

“Le ta provojnë fatin”, tha Trendafillov.

Protesta e punëtorëve të LSM-së, siç paralajmëroi, më 1 Maj do të fillojë në orën 11 prej para Shtëpisë së punëtorëve pas çka punëtorët do të shkojnë deri në Kuvend, Odën Ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë, ku, theksoi, do t’i dërgojmë porositë se nuk jemi të kënaqur, se ata që presin të vendosim për ta duhet të bëjnë më shumë dhe duhet të kujdesen më shumë për punëtorët.

Related posts

Pendarovski mirëpriti në takim Gvi Jeop Son

admin

15 VJETORI I ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË NATO, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Gjyla Halili

Jeton Shaqiri paralajmëron paralele të reja në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Velesit!

admin