AKTUALE

Viktoria Dimitrova Jovanova, korrespondente e MIA-s, mori çmimin për storjen më të mirë për fakte dhe dezinformata për mjedisin njerëzor të KEMM-it

Gazetarja Viktoria Dimitrova Jovanova, korrespondente e Agjencisë Informative Mediatike (MIA) nga Shtipi, e fitoi çmimin për storjen më të mirë gazetareske me temë “Fakte dhe dezinformata për mjedisin njerëzor”, për storjen “Zjarrfikësit e Shtipit kanë mbi 70 intervenime pas mbarimit të korrjes”.

Çmimin e ndan Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë, si aktivitet në projektin “Ndërtimi i besimit në mediat e Evropës Juglindore: mbështetjen e gazetarisë si një e mirë e përbashkët” e mbështetur nga UNESKO dhe Bashkimi Evropian.

Storja e Jovanovës i referohet ndërhyrjeve të shpeshta të zjarrfikësve të Shtipit, të cilët janë rrezik potencial për ndezjen e zjarreve të mëdha, të cilat inicohen nga djegia e kashtës.

“Jam e nderuar të marr këtë çmim nga esnafi dhe komuniteti shkencor. Tema, siç mund ta shihni është për kashtë. Megjithatë jam inkurajuar dhe frymëzuar nga zjarrfikësit e Shtipit, të cilët dolën gjatë verës për të intervenuar në 40 gradë, ndërsa në ndërkohë digjej kashtë”, tha Jovanova në ceremoninë e sotme të ndarjes së çmimeve.

Krahas Jovanovës, sot mirënjohje nga KEMM ka pranuar edhe korrespondentja e MIA-s nga Kavadarci, Svetlina Darudova, për storjen “Humbje milionash, mbetjet e vreshtave ndotin në vend që të përdoren për energji”.

Banner

Related posts

Nikollë Camaj mer pjesë në Asamblenë vjetore të NATO-s, në Montreal – në shenjë të Ukrainës

Gjyla Halili

Hadi dhe Besa Emini nga  Kërçova, mbrëmë ndërruan jetë  në aksidentin tragjik në afërsi të fshatit Trapçindoll

Gjyla Halili

Maqedoni, gjobiten 91 shoferë të cilët drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit

admin