AKTUALE

Faton Ahmeti: Asnjë komunitet i privilegjuar, të gjithë të barabartë, në shtetin e përbashkët.


Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëberësh kryetar i degës së kësaj partie në Tetovë, Faton Ahmeti, pas bashkëngjitjes së Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë për Drejtësi e Demokraci, ka cekur se “asnjë komunitet i privilegjuar, të gjithë të barabartë, në shtetin e përbashkët”.

Fitore bindëse me 24 prill, dhe festë e madhe më 8 maj, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i tij në fb:

Asnjë komunitet i privilegjuar, të gjithë të barabartë, në shtetin e përbashkët.

Këto janë atributet kryesore të koalicionit të madh “Fronti Europian” që filloi si vizion i kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe çdo ditë e më shumë po i bashkangjiten individë dhe parti të ndryshme politike.

Sot kishim nderin që të mirëpresim në këtë koalicion edhe  Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci.

Fitore bindëse me 24 prill, dhe festë e madhe më 8 maj.

Na priftë e mbara!

#bashkë #FrontiEuropian

Banner

Related posts

Lladrovci përkujton tre dëshmorët e vitit 1990 të cilët para armëve të armikut nuk u zmbrapsen

Gjyla Halili

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Gjyla Halili

Organizatat e UÇK-së thërrasin protestë në Tiranë kundër padrejtësisë

Gjyla Halili