AKTUALE

Mexhiti në Çair jep lajmin e madh për studentët: Në korrik, fillon ndërtimi i Leximores dhe Qendrës rinore

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka takuar sot Unionin Studentor me të cilët ka diskutuar për kushtet e tyre si studentë dhe përkushtimin për të qenë në shërbim të interesit të tyre.

Ai ua dha lajmin e madh se për studentët do të ndërtohet në Çair Leximorja dhe Qendra rinore, si plotësim i kërkesës së kamotshme të studentëve.

Postimi i plotë:

Ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Leximores në Çair po bëhet realitet. Së bashku me Visarin, sot takuam përfaqësuesit e Unionit Studentor të cilët i informuam se Plani ideor për ndërtimin e Leximores dhe Qendrës rinore ka përfunduar dhe se ndërtimi fillon në muajin korrik.
Përfaqësuesit e Unionit Studentor e mirëpritën këtë lajm, që është tejet i mirë se ardhur duke patur parasysh edhe kërkesën e kahmotshme të tyre dhe të shumë të rinjve të tjerë, për të pasur Leximore dhe Qendër rinore enkas për rininë.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti: ‘Ky nuk është montazh, është politikë antishqiptare, Qeveria po i fshin shqiptarët nga historia!’”

Gjyla Halili

Hajrullahu për marrëveshjen në Ohër: U legjitimua vjedhja e trashëgimisë sonë nga Serbia, tani nënkuptohet se jemi ardhacakë

admin

Bekteshi: Visari dhe Izeti të mos ikin prej debateve, le te zgjedhin TV

Gjyla Halili

Leave a Comment