AKTUALE

Karnavalet Ilire në Bozovcë të Tetovës, Mehmedi: Të kujtojmë të kaluarën dhe traditën e këtij karnevali

Sot mbahen Karnavalet Ilire të malësisë së Sharrit në fshatin Bozovcë dhe më 21 prill, e diel, në sheshin e Tetovës. Manifestimi tradicional që me vite festohet në mars, në fillimin e verës, sivjet shkaku i Ramazanit u bartë në prill.

Organizatori Neshad Mehmedi theksoi se do të shkojnë shtëpi më shtëpi për të kujtuar të kaluarën se si ka qenë tradita orgjinale e këtij karnevali.

“Njerëzit kanë shkuar shtëpi më shtëpi, kanë kënduar këngë të dasmave, gurbetit, beqaris dhe kështu me radhë, kurse zonjat e shtëpisë kanë dhënë dhuratat më të mira që tregon solidaritetin e popullit tonë”, tha Mehmedi.

Banner

Related posts

VLEN:Deputetët e Frontit Evropian po i largojnë shqiptarët nga partnerët strategjikë perëndimorë

Gjyla Halili

BDI: Dënojmë deklaratat skandaloze të deputetit të VMRO, vendi ecën rrugës europiane

admin

SHBA: Kosova dhe Serbia të marrin seriozisht obligimet nga Marrëveshja për normalizim

admin