AKTUALE

Zjarri në Malin Sharr po i afrohet fshatit Sellcë/Banorët në panik, zjarrfikësit nuk mund të ngjiten në mal

Zjarri vazhdon të jetë aktiv mbi Sellcën e komunës së Tetovës. Ka 5 ditë që flakët po djegin malin Sharr, ndërsa zjarri po i afrohet shtëpive  të fshatit.

Banorët thonë se janë në ankth dhe se nuk mund as të flejë të qetë. Akuzojnë autoritet se nuk po bëjnë përpjekje të mjaftueshme për ta shuar zjarrin.
“Kemi frikë ama nuk ka kush vije ta ndale. Dje kanë ardhur me helikopterë, por më duket se kanë hedhur benzinë, se më shumë është ndezë, s’e kanë ndalë. Mbrëmë e shohë se është afruar. Unë jam nga Vica por e shohë zjarrin në Sellcë.”
“Pesë ditë është duke u afruar. Kanë ardhur dje kanë hedhe ujë. Si me ndezë, jo ta shuajnë po ta ndezin. Ku të flesh rehat!? Ai na mbron nga vërshimet, atë mal ne dogjëm, s’ka shtet këtu, të gjithë vinë shohin edhe kthejnë s’kemi çka bëjmë. Dje kur erdhën helikopterët  mua më vinte si me hedh benzinë jo ujë.”

Por komandanti i njësisë territoriale kundër zjarrit, thotë se ata mbrëmë kanë qenë deri ora 21 në vend ngjarje dhe se  gjatë ditës së djeshme është intervenuar  edhe me helikopter.

“Zjarri është në një largësi 2 kilometra nga fshati , për ne si zjarrfikësi është një terren i vështirë që të futemi është një teren malor siç shihet. Bëjmë përpjekjet tona që të jemi në krye të detyrës. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kemi kërkuar që të aktivizohen helikopterë dhe avion, që Maqedonia e Veriut i posedon. Deri tash kemi aktiv një helikopter dhe sot nga mëngjesi me kërkesën time, pasi që zjarri merr përmasa më të mëdha, pasi që kemi lënë djegëse që hedhet nga pjesa e sipërme dhe shpërndahet në pjesë tjera”, tha Avni Ahmeti – komandat i NJTKZ- Tetovë.

Edhe gjatë ditës së sotme po vazhdojnë përpjekjet për shuarje të zjarrit, por tani për tani zjarri ende është aktiv.

Related posts

Manoleva: Rritet interesimi për vaksina kundër kollës së mirë

Gjyla Halili

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Balancuesin, Kostadinovski: Gënjeshtër dhe manipulim që kemi shfuqizuar të drejtat e cilësdo etni

Gjyla Halili

Hekurudhat e Maqedonisë shënojnë 151 vjetorin e themelimit

Gjyla Halili