AKTUALE

Osmani e fton Siljanovskën në debat

Banner

Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani fton kundër-kandidaten nga VMRO DPMNE-ja, Gordana Siljanoska-Davkova në debat. Pasi ajo e kundërshtoi Osmanin se thirrja nga ana e saj për 61 deputetë nuk është nacionaliste e se këto zgjedhje nuk janë referendum për BE ose izolim, Osmani e fton në duel mediatik, me qëllim përballjen e argumenteve.

Gjatë ditëve të kaluara si kandidat i Frontit Europian kam thënë se thirrja e opozitës maqedonase, veçanërisht e VMRO-DPMNE-së dhe Znj. Siljanovska-Davkova për 61 deputetë, është thirrja më nacionaliste, shoviniste dhe etnocentrike e mundshme dhe përjashtuese që kërkon supremacinë e një komuniteti ndaj komuniteteve të tjera. Është përjashtim i komunitetit shqiptar, turk, boshnjak, rom, vllah etj. Madje diku e thash se duhet Prokurori të merret me këtë sepse në bazë të nenit 137 të Kodit Penal çdo thirrje për urrejtje dhe përjashtim të komuniteteve është e dënueshme me ligj. Por, meqë ajo u përgjigj në thirrjen time dhe meqë në këto zgjedhje nuk kemi garë mes partive politike, por kemi betejë mes dy oferta-vizioneve alternative: mes integrimit europian dhe izolimit, mes bashkëjetesës dhe supremacisë nën slloganin “61”, mes pasaportave europiane karshi pasaportave bullgare. Pasi që janë dy koncepte që u ofrohen qytetarëve, e ftoj znj. Siljanovska-Davkova në debat me mua ose të vijë në podcast-in tim dhe t’i argumentojmë qëndrimet tona mbi këto dy koncepte alternative që qytetarët të shohin qartë se para çfarë zgjedhjeje janë vendosur.” tha Osmani në pres konferencën e sotme.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti përkujton heroin Ilaz Kodra: Me nderim e përulësi kujtojmë një ndër figurat më të ndritura të luftës për liri

Gjyla Halili

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet ndaj disa ndërmarrjeve për rritjen e çmimit të vajit vitin e kaluar

admin

13 vjet pa gjeneral Shaban Shalën

Gjyla Halili