AKTUALE

Kovaçevski: Në Vilën Vodno nuk ka pasur asnjë takim për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski pohon se në vilë “Vodno” nuk ka pasur takim për ndryshimet kushtetuese. Akuzat të këtilla që dje dolën nga kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, Kovaçevski  i hodhi poshtë si insinuata dhe siç tha që nuk kanë kontakt me realitetin, përcjell TV21.

Mickoski dje në tubimin zgjedhor në Tetovë tha se kinse Kovaçevski së bashku me Ali Ahmetin, Artan Grubin dhe Stevo Pendarovski para disa muajsh kanë pasur një takim në vilë Vodno dhe kanë bërë plan për ndryshime në Kodin Penal, me qëllim të amnistisë për krimet e disa politikanëve, për të siguruar shumicën për ndryshimet kushtetuese.

-As nuk ka pasur takim në vilë “Vodno” ku është biseduar për ndonjë ndryshim të ndonjë ligji, e as nuk është planifikuar ndonjë votim i ndryshimeve kushtetuese, tha Kovaçevski.

Banner

Related posts

Ahmeti bën homazhe me rastin e përvjetorit të 6-të, të ndarjes fizike të Abdilaqim Ademit

Gjyla Halili

Luan Veliu mer pjesë në përvjetorin e 44 të Demonstratave të 11 Marsit të vitit 1981 në Kosovë…

Gjyla Halili

Xhaferi – Reka: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe mundësia reale për anëtarësim në BE deri në vitin 2030 nuk duhet humbur

Gjyla Halili