AKTUALE

Blerim Latifi: Implikimi i Kosovës në zgjedhje në Maqedoni është për ambicie personale

Profesori universitar Blerim Latifi ka folur në Pressing rreth përfshirjes së drejtëpërdrejtë të Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni.
“Kosova implikohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë, të hapur në procese elektorale tek shqiptarët që zhvillohet në një shtet tjetër. Unë e shof kryesisht si një ambicie e Kurtit për t’u shndërruar në profilin e një lideri shqiptar që ka ndikim rajonal. Nuk po i mjafton Kosova dhe ka dëshirë të jetë lider brenda kushtimisht thënë shqiptarosferës. Si rezultat i kësaj ka mobilizu organizatën e tij, njerëzit e tij, partinë e tij dhe përpiqet të përfshihet në proces elektoral në Maqedoni”, tha Latifi.

“Ne jemi në një situatë të një krize të rëndë, një krizë e cila bart shumë rreziqe. Një krizë ku kancelari gjerman paralajmëron një situatë ku mund me shpërthy luftë në Evropë, ku sekretari britanik flet se luftën e kemi në prag, kurse ne jemi në një situatë ku Kryeministri i Kosovës nuk komunikon me Kryeministrin e Shqipërisë, nuk komunikon me Kryeministrin e Maqedonisë”, shtoi Latifi.

Nuk është koha për me i ndjek ambiciet personale, por është koha kur faktori shqiptar duhet të jetë i koordinuar, është shprehur Latifi.

Related posts

Nga spitalet e Shkupit sot do të lëshohen 12 pacientë! Pesë pacientë që trajtohen jashtë vendit, mbeten në gjendje kritike

Gjyla Halili

Ceremoni festive me rastin e hapjes së terreneve të reja sportive në SHMK “Dr.Ibrahim Temo”

admin

Sela: Janë dorëzuar dokementet për vulat, i mbetet gjykatës të vendos

Gjyla Halili