AKTUALE

BASHKËSIA FETARE ISLAME E RMV SHPËRNDAN PAKO ME DHURATA PËR FËMIJË


Bashkësia Fetare Islame me në krye Reisul Ulemanë e BFI-së, Hfz.H. Shaqir ef. Fetahu gjatë ditës së Arifes dhe pas namazit të Bajramit në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, gjatë ceremonisë solemne të festës së Fitër Bajramit, ka shpërndarë dhurata dhe pako për fëmijë.

Gjatë ditës së Arifes janë shpërndarë dhurata në çerdhe të Komunës së Çairit dhe Komunës së Haraçinës si dhe në Qendrën për fëmijë me nevoja të veçanta ” Dua Ylberin” në Çair.
Po ashtu janë shpërndarje ka pas edhe në Komunës e Tetovës në Çerdhen “Teteks”  dhe në qendrën me fëmijë me nevoja të veçanta në shkollën ” Lirija”.  në çerdhen e Komunës së Likovës si dhe në xhaminë e Radovishit për fëmijët që kishin mësuar kuran gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kjo iniciativë u prit shumë edhe nga fëmijët që kishin erdhur të falin namazin e Bajramit në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup.

Pakot u siguruan donacion nga Agjensioni për Hallall Standard në bashkëpunim me ndërrmarrjet që kanë implementuar Hallall Standartin në prodhimtarinë e tyre.

Banner

Related posts

“Transporti për studentët, falas”, Meta thirrje shqiptarëve: Mos bini pre e përpjekjeve të Rilindjes! Duan të krijojnë pasiguri që të mos votoni më 14 maj

admin

2 milionë euro për kositjen e barit. Ejup Rustemi ia jep kompanisë me dy punëtor. Qytetari ankohet

admin

RMV, Agjencia për Ushqim gjobiti 23 objekte hotelerike dhe asgjësoi 200 kilogramë ushqim

Gjyla Halili